Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, përmes avokatit të tij Abidin Abduli, ka dorëzuar dje padinë për shpifje në Gjykatën Themelore Shkup 2 kundër kryetarit të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.
Padia vjen pas deklaratave të bëra nga Mexhiti në një emision televiziv në Lajm TV, ku ai ka pretenduar se gjatë mandatit të tij si ministër, Taravari ka dhënë shtatë licenca për fabrika për përpunimin e kanabisit. Sipas njoftimit, para dorëzimit të padisë ishte dhënë edhe afati ligjor për kërkim-falje publike, të cilin Mexhiti nuk e ka shfrytëzuar.
Taravari i ka mohuar kategorikisht këto akuza, duke i cilësuar si të pavërteta dhe shpifëse. Ai kishte paralajmëruar më herët se do të ndërmerrte hapa ligjorë nëse nuk do të kishte kërkim-falje publike për deklaratat e bëra.
Me dorëzimin e padisë në Gjykatën Themelore Shkup 2, çështja tashmë pritet të marrë rrugë institucionale. Gazeta Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
26 Shkurt, 2026 19:55
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.