BERZH: Kosova ndër vendet më të goditura nga tarifat e reja të Amerikës

Linda Limani
Botuar nga Linda Limani 27 Shkurt, 2026 11:18

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur një paketë të re tarifash prej 10 për qind. Sipas një raporti të publikuar më 26 shkurt nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), Kosova renditet ndër vendet më të goditura nga këto tarifa në rajonin ku operon kjo bankë. Shqipëria ka një rritje me 2 pikë përqindje, por mbetet ndër shtetet me tarifat më të ulëta.

Një valë e re tarifash nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka tronditur ekonomitë e vendeve në zhvillim, përfshirë edhe Kosovën.

Me hyrjen në fuqi të paketës 10 për qind më 24 shkurt, eksportuesit e Kosovës pritet të përballen me kosto më të larta dhe konkurrencë më të ashpër në tregun amerikan.

Një raport i publikuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) tregon se Kosova renditet ndër vendet më të prekura nga kjo masë, bashkë me Armeninë, Egjiptin, Kenian dhe Ukrainën.

Sipas EBRD-së, tarifat e importit të SHBA-së për vendet e rajonit janë rritur mesatarisht me 0.3 pikë përqindjeje, ndërsa 29 shtete përballen tani me tarifa më të larta.

Rritjet më të mëdha janë regjistruar në Armeni, Egjipt, Kenia, Kosovë dhe Ukrainë.

“Rritja e tarifave për Armeninë, Egjiptin, Kenian, Kosovën e Ukrainën lëviz nga +3.7 deri në +4.8 pikë përqindjeje”, thuhet në raport.

Ndërkohë, disa vende të tjera të rajonit si Bosnja dhe Hercegovina e Serbia, si dhe Moldavia e Tunizia konsiderohen përfituese relative nga ndryshimet e fundit tarifore pasi tarifat ndaj tyre ose kanë pasur rritje shumë më të vogël, ose kanë mbetur pothuajse në të njëjtin nivel.

Shqipëria është më pak e prekur. Vendi ynë ka një rritje mesatare të tarifave me 2 pikë përqindje, nga 9 ne 11%, megjithatë mbetet në listën e vendeve me tarifa më të ulëta, sipas tabeladhe dhe grafikut të EBRD.

Raporti nënvizon se, mesatarisht, tarifat e importit të SHBA-së për vendet ku operon EBRD-ja janë rritur nga 14.6 në 15 për qind, duke rritur presionin mbi eksportuesit, përfshirë edhe ata nga Kosova.

Megjithëse, raporti thekson se tarifat kanë pasur efekt më pak sesa është pritur.

Më 20 shkurt, Gjykata Supreme e SHBA-së rrëzoi tarifat globale të Trumpit përveç atyre për industrinë e çelikut, aluminit, drurit dhe automobilave, me argumentin se ligji emergjent për fuqitë ekonomike nuk ia lejon presidentit të vendosë tarifa të tilla.

Më pas, presidenti amerikan u zotua për tarifa të reja prej 15 për qind. Por në fund vendosi ta zëvendësojë tarifën prej 10 për qind me një të re në po atë vlerë – kësaj radhe në bazë të nenit 122 të Aktit të Tregtisë të vitit 1974, i  cili i lejon presidentit të vendosë një tarifë të tillë për 150 ditë pa miratimin e Kongresit.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, në vitin 2019 ishin eksportuar mallra në SHBA me vlerë tre milionë euro, ndërsa tre vjet më vonë (2022) kjo shifër u rrit në mbi 131 milionë euro.

Produktet që i eksporton Kosova në SHBA përfshijnë ushqime, lëngje, tekstil, dyshekë, por dhe prodhime nga druri dhe plastika.

Tarifat e reja globale të vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump kanë hyrë në fuqi në nivelin prej 10 për qind, pasi Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës bllokoi të premten një pjesë të madhe të taksave të tij gjithëpërfshirëse ndaj importeve.

Vetëm disa orë pas vendimit të javës së kaluar, presidenti nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të vendosur taksën e re nga 24 shkurti.

Më pas, ai kërcënoi se do të rrisë tarifën në 15 për qind, por ende nuk ka nxjerrë një direktivë zyrtare për rritjen e normës.

Presidenti ka argumentuar se tarifat janë të domosdoshme për të ulur deficitin tregtar të Amerikës, diferencën me të cilën importet tejkalojnë eksportet. Megjithatë, deficiti arriti një nivel të ri rekord javën e kaluar, duke u zgjeruar me 2.1 për qind krahasuar me vitin 2024 dhe duke arritur në rreth 1.2 trilionë dollarë, shkruan Demokracia.com

279
SONDAZHI

Intervenimi ushtarak i SHBA-ve dhe Izraelit në Iran është në favor të popullatës iraniane, apo jo?

Linda Limani
Botuar nga Linda Limani 27 Shkurt, 2026 11:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
279
SONDAZHI

Intervenimi ushtarak i SHBA-ve dhe Izraelit në Iran është në favor të popullatës iraniane, apo jo?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?