Maskë natyrale me mango për flokë më të fortë dhe me shkëlqim
Nëse flokët tuaj janë të thatë, pa jetë apo të dëmtuar nga stilimi i shpeshtë, një maskë natyrale me mango mund të jetë zgjidhja ideale për t’i rikthyer forcën dhe shkëlqimin.
Mangoja është e pasur me vitamina dhe antioksidantë që ndihmojnë në hidratimin dhe ushqimin e thellë të flokëve. E kombinuar me përbërës të tjerë natyralë si lëngu i limonit, e verdha e vezës dhe vaji (ulliri ose kokosi), kjo maskë ndihmon në forcimin e rrënjëve dhe përmirësimin e strukturës së flokut.
Përgatitja:
Fillimisht pastroni një mango të pjekur dhe prijeni në copa të vogla. Vendoseni në blender derisa të krijohet një masë e njëtrajtshme. Më pas shtoni lëngun e limonit, të verdhat e vezës dhe pak vaj. Përziejini mirë derisa të formohet një pastë kompakte dhe homogjene.
Aplikimi:
Maskën aplikojeni në flokë të lagur, menjëherë pas larjes. Sigurohuni që ta shpërndani në mënyrë të barabartë nga rrënja deri në maja. Lëreni të veprojë për rreth 30 minuta, më pas shpëlajini flokët tërësisht me ujë të ngrohtë, pa përdorur shampo.
Përdorimi i kësaj maske një herë në javë mund të ndihmojë në përmirësimin e dukshëm të shëndetit të flokëve, duke i bërë më të butë, më të fortë dhe me më shumë shkëlqim natyral.
Flaka
















