Naracioni dhe komunikimi brenda shqiptarëve
Nga Memedali Jusufi
Shqipëria do të ekzistojë, edhe për inat të shqiptarëve. Njëri thotë: “Jam turk”, tjetri: “Jam latin”, e tjetri: “Jam grek”… Hej, Shqipëria do të ekzistojë, edhe për inat të këtyre çakenjve.
Dielli ulej butë mbi shpatet, ndërsa lëngu i lisave të ahut rridhte si mjaltë, mbajtur në degët e kërthinizuara e të forta, si krahët e dragoit që ruan tokën e vet.
Natyra e komunikimit shoqëror na lejon që gjithmonë ta verifikojmë brenda një komuniteti të organizuar, ku bëjnë pjesë interpretët dhe një kod i përbashkët komunikimi. Duke u nisur nga një qëllim, ne transmetojmë dhe marrim informacion. Në botën e gjallë, përfshirë edhe shoqërinë njerëzore, përdoren forma dhe mjete të ndryshme të komunikimit.
Një mot prej motesh, Zana e Ngricës zbriti nga mali. Ajo erdhi me një ushtri mjegulle, që mbulonte diellin dhe nuk lejonte që drita të arrinte tokën. Zemra e saj ishte e ftohtë si akulli i përjetshëm, sepse kishte dëgjuar për bukurinë e trojeve arbërore dhe deshi t’i kthente në një kështjellë akulli, ku asnjë frymë e gjallë të mos merrte ajër.
Në çdo maje mali e kodre, në çdo qytet e fshat dilte nga një kapedan dhe, pasi rrethonte me gardh prej thuprash shelgut një copë toke të plaçkitur e të tharë nga armiqtë pushtues, duke rrahur gjoksin, bërtiste: “Unë jam prijësi, kjo është Arbëria!”
Në çdo situatë ku ndodhemi, gjendemi në raport me dikë ose diçka dhe vendoset objektivisht një situatë komunikimi, ku përfshihen kushtet dhe arsyet pse prodhohet mesazhi. Kjo krijon një rrjetë transmetimi mesazhesh që ndryshon sjelljen tonë. Për të pasur komunikim, është e domosdoshme të kemi diçka (një objekt, ngjarje) për të cilën të flasim dhe dikë me të cilin të hyjmë në marrëveshje. Komunikimi është proces shoqëror dhe merr kuptim si shkëmbim autentik mes dikujt që transmeton informacion dhe atij që e merr dhe e interpreton. Arsye humane dhe shoqërore janë ato që na nxisin të komunikojmë. Është kusht i domosdoshëm që në komunikim të marrin pjesë dy ose më shumë interpretë në një situatë të qartë.
Dhe kështu, kapedan pas kapedanit, princ pas princit, shtoheshin principatat arbërore, shtoheshin “Arbërit”, kurse Arbëria nuk formohej kurrë; Arbëria nuk çlirohej kurrë!
Pastaj ngritej mbi gjurmët e perandorisë romake perandoria bizantine dhe i shembte përtokë gardhiqet e shelgut që rrethonin principatat familjare të princëve të vetëshpallur!
Princërit binin nga froni, por nuk shuhej ambicia e tyre për ringjalljen, jo të Arbërisë, por të principatave të tyre familjare! Disa princër vriteshin me shpata në dorë, disa shikonin botën me sy të çelur, disa arratiseshin në male, dhe disa të tjerë shndërroheshin në vazalë, mercenarë e shërbëtorë të pushtuesve.
Bora mbetet sipër, si një mbretëri e bardhë.
















