21-vjetori i eksodit nga Kosova/ Meta: Mirënjohje për popullin e Kukësit

Desk
By Desk April 16, 2020 19:52

21-vjetori i eksodit nga Kosova/ Meta: Mirënjohje për popullin e Kukësit

Sot në Ditën e Eksodit Shqiptar, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përkujtuar vuajtjet, dhimbjet dhe sakrificat sublime të mbi 1 milion shqiptarëve, të cilët, është shprehur Meta, “21 vite më parë u dëbuan me dhunë nga Kosova martire, për shkak të gjenocidit dhe spastrimit etnik të regjimit kriminal të Millosheviçit!”.

“Sot nderojmë edhe kujtimin e viktimave të pafajshme të luftës së Kosovës, fëmijët, gratë e të moshuarit e vrarë barbarisht, si edhe heronjtë dhe dëshmorët e rënë për lirinë e pavarësinë e saj”, ka thënë Meta, i cili ka publikuar edhe një video nga ky eksod.

Meta ka shprehur, mirënjohje “në veçanti për kontributin historik të popullit të Kukësit, të Tropojës dhe të Hasit, që edhe pse në kushte mjaft të vështira ekonomike dhe sociale, mikpritën dhe mbajtën peshën kryesore të bujarisë e humanizmit gjatë këtij eksodi biblik”.

Desk
By Desk April 16, 2020 19:52