2,3 për qind më pak leje ndërtimi

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka November 11, 2019 21:40

2,3 për qind më pak leje ndërtimi

Në Shtator janë lëshuar 214 leje ndërtimi, që është 2.3 përqind më pak se i njëjti muaj vitin e kaluar. Është planifikuar ndërtimi i 176 banesave, me sipërfaqe totale të dobishme prej 20,383 metra katrorë, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikave, përcjell FLAKA.

Sipas lejeve të lëshuara të ndërtimit, vlera e pritshme e ndërtimeve është 1.988.722 mijë denarë, që është tre përqind më e ulët në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar.

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të ndërtimit të lëshuara, 122 (57 përqind) janë për ndërtesa, 25 (11.7 përqind) janë për ndërtime të ulta dhe 67 (31.3 përqind) janë për rikonstruime.

Nga gjithsej 214 objekte, 140 (65.4 përqind) investitorë janë personat fizikë, dhe 74 (34.6 përqind) subjekte afariste. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka November 11, 2019 21:40