262 persona me Covid-19 në Kumanovë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 15, 2020 18:39

262 persona me Covid-19 në Kumanovë

Me skafander dhe mjete mbrojtëse, infektologët kujdesen për pacientët me virusin korona në Kumanovë.

Në spitalin për sëmundje infektive në këtë qytet janë të shtirë 23 pacientë prej të cilëve një është në gjendje shëndetësorë më të vështirë.

Rasti i parë në Kumanovë me virusin korona u paraqit me 22 mars. E në mënyrë rapide për vetëm tre javë, 262 pacientë janë diagnostikuar me Covid-19. Sipas mjekut, Aliriza Osmani, i cili është i angazhuar pranë Infektologjisë, ky numër nuk është i lartë. Ai tha se, po të bëhen edhe më shumë teste do të dalin edhe më shumë të infektuar.

“Duke marrë parasysh Komunën e Kumanovës, Likovës, Staro Nagoriçanit, po i marr kushtimisht edhe Kriva Pallankën dhe Kratovën sepse edhe ato gravitojnë te ne për shërbime spitalore sekondare në Spitalin e Kumanovës, atëherë numri është 0.1 % i të prekurve. Unë them se me siguri ka shumë më tepër të padepistuar që nuk kanë të bërë test. Shumica janë asimptomatik, nuk paraqesin asnjë simptomë dhe ata nuk e dinë, nuk shkojnë të testohen sepse e ndjejnë veten që nuk janë të infektuar”, tha Aliriza Osmani, doktor.

Mes 27 rasteve të reja në Kumanovë, 6 janë nga personeli mjekësor. Sipas mjekut Osmani, numri i madh i të prekurve ndodh për shkak të gabimeve të vogla të punonjësve shëndetësorë.

“Nuk them se nuk janë ruajtur, posaçërisht janë ruajtur por gabimet bëhen në pjesë të imta, çkyçja e maskës, heqja e dorezave në mënyrë të pakujdesshme. Heq maskën ën fillim e pastaj heq dorezat dhe i shkund. Nuk është e thënë se janë vetëm këto, ndoshta edhe nuk janë infektuar në spital, është e mundur të ketë ndodhur edhe në qytet”, tha Aliriza Osmani doktor.

Pranë Klinikës Infektive tashmë janë vendosur tunel për dezinfektim.

Gazetare: Almedina Ismajli                                                                                          Ky është tuneli për dezinfektim në të cilin duhet të kalojnë të gjithë personat, pacientët por edhe të punësuarit pran repartit të Infektologjisë.

Sipas Osmanit, në Kumanovë raste me Covid-19 ka pasur edhe më parë, por nuk mund të përcaktohet saktë se kur është paraqitur.

Ndryshe në Klinikën infektive janë të angazhuar 5 infektologë, meqë 3 janë të prekur me virusin korona dhe po trajtohen në shtëpi.

Spitali infektiv disponon me rreth 24 shtretër, por në dispozicion nëse rritet numri i pacientëve janë edhe repartet tjera.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 15, 2020 18:39