“27 prilli”, dita e fundit e seancës publike rreth aktgjykimeve

“27 prilli”, dita e fundit e seancës publike rreth aktgjykimeve

Seanca publike rreth ankesave për aktgjykimet për dhunën në Kuvend më 27 prill 2017 duhet të përfundojë sot, me dëshmitë e të akuzuarve dhe me fjalimin e prokurorisë para Këshillit penal të Gjykatës së Apelit

Në seancën e djeshme i akuzuari Aleksandar Vasilevski – Ninxha, i tha se ka marrë kërcënime nga shoqëruesit e bashkëshortes dhe gruas së ish-drejtorit të  Byrosë për siguri publike Mitko Çavkov, derisa është dërguar në gjykatë. Por nga mbrojtja e Cavkovit mohuan kërcënimet duke sqaruar se në seancën e një dite më parë nuk ka qenë askush nga familjarët e tij. Madje akuzoi se akuza e Ninxhës është sipas skenarit të njejtë n ëbashkëpunim me prokurorinë, sipas të cilit, disa morën tetë vite burg, ndërsa të gjithë të tjerët 15 vite. Gjykata Penale-Shkup ndërkohë, vendosi që seanca e radhës për këtë rast të mbahet më 2 qershor. 

“Informojmë se me kërkesë të palës mbrojtjes e cila njëkohësisht është e thirrur në seancën publike në Gjykatën e Apelit-Shkup, debati në Gjykatën Penale do të anulohet. Gjykim do të vazhdojë më 2 qershor në ora 10:00.”, njoftoi Gjykata Penale-Shkup.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 29 Maj, 2020 12:00

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.