Ekipet e kërkim- shpëtimit janë në luftë me kohën për të nxjerrë sa më shumë persona të gjallë nga rrënojat e tërmetit.
Edhe pse deri më tani numri i viktima ka kaluar mbi 5 mijë në Turqi dhe Siri, shumë qytetarë janë nxjerrë me shenja jete.
Së fundmi pas 28 orësh kërkime, janë nxjerrë nga rrënojat një grua dhe 3 fëmijë.
Kujtojmë që Turqi kanë shkuar tanimë ekipe nga e gjithë bota për të bërë të mundur nxjerrjen e sa më shumë njerëzve të gjallë