31 të arrestuarit në Tiranë për tërmetin, ja kur do ti komunikohet masa

31 të arrestuarit në Tiranë për tërmetin, ja kur do ti komunikohet masa

Pas 8 orësh ka përfunduar pa vendim seanca gjyqësore ndaj 31 personave të arrestuar për dëmet e ndërtesave nga tërmeti i 26 nëntorit në Vorë, Kashar dhe Farkë.

Gjykata penale pasi ka shqyrtuar kërkesën e prokurorisë ka vendosur që të japë masën e sigurisë të shtunën në orën 10:00.

Organi i akuzës kërkoi “arrest në burg” për 13 nga të arrestuarit, midis të cilëve edhe për ish-kreun e Komunës Farkë, Fatbardh Plaku, ish-kreu i Komunës së Kasharit, Besnik Fuçia.

Për pjesën tjetër të të ndaluarve, prokuroria ka kërkuar masën “arrest shtëpie” dhe “detyrim paraqitje”.

Prokuroria ka lëshuar 41 urdhër-ndalime për abuzimet e kryera me ndërtimet në Tiranë. Këto urdhër ndalime nuk janë ekzekutuar ende të gjitha ndërsa mësohet se 6 nga personat e shpallur në kërkim janë larguar nga vendi para se të kryhej aksioni për arrestimin nga Policia e Tiranës.

Të arrestuar:  Fatbardh Plaku ish-kreu i Komunës Farkë;  Besnik Fuçia, ish-kreu i Komunës Kashar; Luan Beta, ish-kreu i Urbanistikës, Vorë; Anila Harxhi, arkitekte; Merita Kushi; Bukurije Halili; Asqeri Xhanari; Vjollca Hoxholli (ndërtuese); Gerti Çalliku; Jani Ikonomi ;Qirjako Gjergo ;Sherbet Shehi; Naim Shehi ; Ermir Çina; Adhurim Qehajaj; Gëzim Shkalla; Pëllumb Fortuzi (ndërtues); Xhevahir Doda; Reis Muça; Hekri Disha; Agim Eski; Faik Fejzo; Zhaneta Tagani; Muhamed Felahi; Ndoc Pepkola; Hekri Disho; Fejzo Dyrmishi (ndërtues)./ Opinion.al

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 17 Janar, 2020 20:06

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.