Te personat me diabet pasqyra klinike mund të jetë më e rëndë nëse infektohen me Covid-19

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 10, 2020 23:06

Te personat me diabet pasqyra klinike mund të jetë më e rëndë nëse infektohen me Covid-19

Personat me diabet nuk janë më të ekspozuar ndaj koronavirusit përdallim prej personave të tjerë, por kjo kategori rrezikohen të kenë pasqyrë më të rëndë klinike në rast se infektohen me Covid-19, tha endokrinologu Irfan Ahmeti në emisionin ‘Enter’ në TV SHENJA.

“Pasqyra klinike te personat me diabet mund të vështirësohet, gjëgjësisht mund të përkeqësohet, dhe në atë përqindjen e vogël që e thamë, dmth 5 përqindëshin, personat me diabet janë më të rrezikuar të hyjnë në gjendje më kritike. Nëse e marrim në përgjithësi, edhe gjendja kritike, edhe përqindja e vdekshmërisë në nivel global është dikund 3 përqind. Pacientët që kanë diabet, me kalimin e kohës, me paraqitjen e komplikimeve e kanë gjithashtu të dobësuar imunitetin, gjëgjësisht më pak janë të mbrojtur nga infeksionet e mundshme”, deklaroi Ahmeti.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 10, 2020 23:06