34 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri, shkon në 712 numri i të prekurve

Desk
By Desk April 25, 2020 19:58

34 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri, shkon në 712 numri i të prekurve

34 raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar në Shqipëri në 24 orët e fundit, duke e çuar kështu numrin e përgjithshëm në 712.

8 prej tyre në Krujë, 6 raste në Kukës, kontakte të rastit të djeshëm të zbuluar, 4 raste në Tiranë, që lidhen me vatrën në institucionin e vuajtjes së dënimit, janë 2 raste në Kurbin, 1 rast në Lushnje, 1 rast në Berat dhe 1 rast i importuar nga Greqia, i identifikuar gjatë qëndrimit në karantinë në Përmet, i cili aktualisht po trajtohen në spitalin infektiv të Tiranës.

Desk
By Desk April 25, 2020 19:58