Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • 35 administratorët të cilët u sistematizuan në Inspektoratin e Tregut nuk kanë nisur ende punë

35 administratorët të cilët u sistematizuan në Inspektoratin e Tregut nuk kanë nisur ende punë

Redaksia

Inspektorati i Tregut ende nuk ka përfunduar pranimin dhe aktivizimin në punë të administratorëve të cilët Qeveria vendosi t’i sistematizojë në këtë institucion. Pas shumë tentimeve për të marrë përgjigje nga drejtori i Inspektoratit të tregut, Stojko Paunovski, ai nuk ishte i kapshëm për të na sqaruar përse nuk i ka angazhuar këto persona.

Nga ana tjetër, Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri, deklaron se me drejtorin Paunovski janë në kontakt dhe presin zgjidhje të shpejtë. Por pa treguar se kur pritet zgjidhja konkrete.

..drejtori atje parasheh që me marrjen e të punësuarve në bazë të programit K5 të bëjë edhe avancimin e tyre. Ka një pjesë në të cilën mendohet dhe parashikohet përfshirja në administratë ose shpërndarja në qytete të caktuara. Por edhe një herë e potencoj, për çështjen e Inspektoratit të tregut, jemi në komunikim të përditshëm dhe ende nuk kemi një përgjigje definitive se çfarë do të ndodhë me një numër të caktuar që janë përfshirë- deklaroi Jeton Shaqiri, Ministër i SHIA.

Kohë më parë, drejtori i Inspektoratit të tregut, Stojko Paunovski, deklaroi se 35 të punësuarit në administratë përmes Marrëveshjes së Ohrit, nuk mund ti angazhojë në institucionin që e udhëheq, pasi nuk janë kuadro adekuate. Paunovski deklaro se inspektorati i tij, nuk ka nevojë për administratorë, por për inspektor në pjesën lindore të shtetit dhe jo për në pjesën perëndimore./Alsat

Continue Reading

Previous: ASH-AAA: Çairi harroi sheshin “Skënderbeu”
Next: “Pasaportat e bosëve”, Zaevi nuk ndihet përgjegjës

Të ngjashme

1111REDAKT..-2-750x430 Sipërmarrëset kërkojnë trajtim të posaçëm

Sipërmarrëset kërkojnë trajtim të posaçëm

Redaksia
1111REDAKT....Mungese-e-theksuar-e-kanalizimeve-750x430 Shumë fshatra të Pollogut pa kanalizime

Shumë fshatra të Pollogut pa kanalizime

Redaksia
1111REDAKT....SFIDAT-E-PAS-DIPLOMIMI-750x430 Diplomat që nuk bëjnë punë! (Mos)përgatitja e studenteve për tregun e punës

Diplomat që nuk bëjnë punë! (Mos)përgatitja e studenteve për tregun e punës

Redaksia

TË FUNDIT

1111REDAKT....PUBLIKIMI-I-MEGA-SKANDALEVE-TE-QEVERISE-750x430 Përmes “bombave” deri te pushteti

Përmes “bombave” deri te pushteti

auto_pfizer-MK-780x4391618858599 MSH Maqedoni: Arritën 10.530 doza të vaksinës “Pfizer”

MSH Maqedoni: Arritën 10.530 doza të vaksinës “Pfizer”

517295-ztaGu5XulH Macron e Johnson bëhen bashkë: Superliga do ta shkatërrojë futbollin!

Macron e Johnson bëhen bashkë: Superliga do ta shkatërrojë futbollin!

3 Presidenti i PE e kundërshton fuqishëm krijimin e Superligës Evropiane

Presidenti i PE e kundërshton fuqishëm krijimin e Superligës Evropiane

2 Bayerni kundër Superligës, flet Rummenigge

Bayerni kundër Superligës, flet Rummenigge


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.