4 ide për ta bërë tostin më të shijshëm e më të ushqyeshëm
Më poshtë keni 4 receta për toste super të shijshëm e më të ushqyeshëm…
Tost me pulë të skuqur në mjaltë, salcë babecue dhe fara susami
E bukura e këtij tosti është se ka shije kontrastuese të së ëmblës dhe së kripurës që na kujton Lindjen e Mesme. Mund t’i shtoni dhe pak majonezë të freskët dhe ta prisni pulën në shirita. Do të jetë akoma më i shijshëm.
Tost me mozarella, peshk ton dhe perime jeshile
Ky tost përgatitet me ton të konservuar në vaj të cilit i shtohet butësia e mozzarellës dhe zemrat e angjinareve, qepëve të njoma dhe majdanozit të freskët.
Tost me kroketa patatesh dhe vezë
Vendosja e kroketave të patateve në tostin e nxehtë dhe të lyer me gjalpë si dhe një vezë ‘sy kau’ e pak ketchup pikant, e bëjnë këtë tost një vakt të kompletuar që jep shumë kënaqësi.
Tost me parmixhano, asparag dhe vezë
Asparatët e zier i japin një dozë të shëndetshme vlerash këtij tosti, kurse spërkatja me djathë parmixhano, hudhër të grirë, piper të kuq djegës dhe vaj ulliri, i japin shumë shije.