Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Shendeti
  • 4 shenjat paralajmëruese të kancerit të fshikëzës së urinës

4 shenjat paralajmëruese të kancerit të fshikëzës së urinës

Redaksia

4 simptomat e zakonshme që paralajmërojnë praninë e kancerit të fshikëzës së urinës, ja pse nuk duhet t’i injoroni.

Edhe nëse jeni vigjilente në kryerjen e kontrolleve të herëpashershme të gjirit, lëkurës, kanceri i fshikëzës së urinës me siguri nuk është fare në mendjen tuaj, shkruan “Living”.

Për më tepër që ky kancer prek më shumë moshat mbi 65 vjeç, dhe është më i përhapur tek meshkujt sesa tek femrat, transmeton lajmi.net.

Dhe meqë gratë kanë tendencën më shumë që t’i injorojnë shenjat e para të këtij lloji kanceri, Rrjeti i Mbrojtjes kundër Kancerit raporton se gjinia femërore ka më shumë gjasa që të diagnostikohet me këtë sëmundje në faza më të avancuara.

Duke ditur simptomat ju ndihmon të diagnostikoheni më shpejtë dhe shanset për mbijetesë janë më të larta. Ja cilat janë disa nga shenjat paralajmëruese që nuk duhet t’i injoroni:

Gjak në urinë: Gjaku në urinë është ndër simptomat e para të kancerit të fshikëzës. Shumë gra e injorojnë këtë simptomë duke qenë se e lidhin me ciklin menstrual ose menopauzën.

Gjaku në urinë nuk do të thotë medoemos se keni kancer të fshikëzës, megjithatë është e rëndësishme që të konsultoheni me mjekun.

Simptoma të ngjashme me infeksionet urinare: Kanceri i fshikëzës mund të ngatërrohet shpesh me infeksionet e traktit urinar, duke qenë se shumë simptoma janë të ngjashme.

Pacientët mund të përjetojnë nevojë të shpeshtë për të urinuar, dhimbje gjatë urinimit, urinim me ndërprerje dhe pamundësi shkarkimi të plotë të fshikëzës, si dhe mosmbajtje të urinës.

Dhimbje të pashpjegueshme: Dhimbja zakonisht fillon të shfaqet në fazë më të avancuar të kancerit të fshikëzës. Pacientët mund të kenë dhimbje në pjesën abdominale ose pelvike. Ata mund të kenë gjithashtu dhimbje të kockave, në rastet kur kanceri fillon të përhapet edhe në pjesë të tjera të trupit.

Nëse keni dhimbje në këto pjesë të trupit, konsultohuni me mjekun, sidomos nëse i keni edhe simptomat e ngjashme me infeksionet e traktit urinar.

Mungesë oreksi: Mungesa e oreksit është një simptomë e zakonshme e kancerit, dhe këtu nuk bën përjashtim as kanceri i fshikëzës. Nëse kanceri ka filluar të përhapet ose masa tumorale është rritur, mund të filloni të humbisni peshë ose të ndiheni të lodhur dhe të keni dobësi.

Sigurisht, mund të keni mungesë oreksi për një mijë e një arsye, prandaj mos mendoni menjëherë më të keqen, por flisni me mjekun nëse është e vazhdueshme.

Continue Reading

Previous: Pasojat që lë në dhëmb uji i gazuar
Next: Njerëzit me këtë grup gjaku kanë rrezik më të ulët të infeksionit COVID-19

Të ngjashme

518337-XsJKuICOA5 Kura natyrale për pastrimin e mëlçisë dhe organizmit në pesë ditë

Kura natyrale për pastrimin e mëlçisë dhe organizmit në pesë ditë

Redaksia
2 Stresi dhe mërzia nxisin dhimbjet e reumatizmës

Stresi dhe mërzia nxisin dhimbjet e reumatizmës

Redaksia
517971-NOT7oWpWyJ Njihuni 8 përfitimet shëndetsore të mollës së sheqerit

Njihuni 8 përfitimet shëndetsore të mollës së sheqerit

Redaksia

TË FUNDIT

Screenshot_20210422-230634_Instagram Edi Rama: Nëse në 25 prill nuk marr një fitore të qartë, largohem nga Partia Socialiste

Edi Rama: Nëse në 25 prill nuk marr një fitore të qartë, largohem nga Partia Socialiste

40d4db81-0993-4c7d-bc67-f709a019fc10 “Asnjë tolerim kush prek votën”/ Basha: Mbështes fort deklaratat e ambasadores Kim

“Asnjë tolerim kush prek votën”/ Basha: Mbështes fort deklaratat e ambasadores Kim

Agnelli-dhe-Perez-780x470 UEFA përjashton Realin dhe Juventusin nga Liga e Kampionëve?!

UEFA përjashton Realin dhe Juventusin nga Liga e Kampionëve?!

EzmyxKfWUAgRlIV Messi shkëlqen me dy gola, Barcelona triumfon ndaj Getafes

Messi shkëlqen me dy gola, Barcelona triumfon ndaj Getafes

2 Adnan Januzaj siguron 3 pikë të mëdha për Sosiedatin

Adnan Januzaj siguron 3 pikë të mëdha për Sosiedatin


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016. 

Ne punojmë sipas udhëzimeve për raportim etik të mediave online.

Flaka Media Group – FGM  menaxhon me Flaka, Lobi dhe Gostivari Sot

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36 | +389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.