4 viktima dhe 815 raste të reja me Kovid-19 në Maqedoni

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Gusht, 2022 19:18

4 viktima dhe 815 raste të reja me Kovid-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë (MSH) njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 1.814 teste, ndërsa janë regjistruar 815 raste të reja me Kovid-19.

Ndërkohë Instituti për Shëndet Publik (ISHP) ka regjistruar 1.252 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Janë konfirmuar edhe dy viktima nga coronavirusi. Viktimat janë regjistruar në qytetin e Velesit (86 dhe 74).

Ndërsa në regjistrin “Termini Im” janë regjistruar edhe dy viktima nga Shkupi (88 dhe 88).

Numri i rasteve aktive është 4.535.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Gusht, 2022 19:18