40 vjetori i veprimtarsië së AKV “Ibe Palikuqi”, shënohet me program të larmishëm artistik

40 vjetori i veprimtarsië së AKV “Ibe Palikuqi”, shënohet me program të larmishëm artistik

Me rastin e shënimit të “40 Vjetorit” të themelimit të ansamblit të këngëve dhe valleve “IBE PALIKUQI – SHKUP” u realizua Akademi solemne me artistë dhe artëdashës të cilët na dhuruan një program të larmishëm falë frymëzimit që ata na japin, të ruajmë atdhedashurinë dhe themelet e identitetit tonë kombëtar.

“Jemi mbledhur sot këtu për të shënuar një datë mjaft të rëndësishme për shqipëtarët që lidhet ngushtë me të kaluarën por edhe me të ardhmen e shqiptarëve në përgjithsi e në vecanti me shqipëtarët e kryeqytetit Dardanisë, Shkupit . Sot kur festojmë 40 vite nga themelimi i ansamblit ‘Ibe Palikuqi’ vërtet kemi me cka të mburemi sepse 4 dekada nuk jan pak për një ansambël i cili ka funkcjonuar në bazë të vullnetit të lirë dhe dashamirëve të artit dhe kulturës shqipëtare” – u shpreh Kryetari i Ansamblit “Ibe Palikuqi”, Kenan Jahja.

Këtë manifestim e nderuan udhëheqës të institucioneve shtetërore, personalitete të shquara, adhurues të kulturës dhe artit të vallëzimit.

“Për ju ka punë, djersë që përfaqsoni me nder, me krenari vlerat kombëtare dhe shumë me cilësi shumë më të përpunuara dhe ka hapsir të jeni shumë më shumë kërkues drejt institucioneve për përkrahje sa më të madhe për kulturën shqipëtare për përfaqsimin e kulturës shqipëtare të jeni gjitmon kërkues sepse e drejta është në anën e juaj sepse ju jeni vërtet ambasadorë dhe përfaqsues të vërtetë të popullit dhe kombit shqipëtar dhe vlerave kombëtare” – deklaroi Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

“Dua të theksoj se 4 dekada kanë qenë të vështira në periudha të vështira ku me të vërtetë kanë kaluar regjime të ndryshme por ja që e ariti ky ansambël ti tejkalon të gjitha ato pengesa dhe ne shqiptarët e Shkupit dhe më gjërë të krenohemi me këtë ansambël” – theksoi Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Një përmbyllje e bukur dhe mirë e menduar e ansamblit ishte edhe ndarja e pllaketave me mirnjohje për kontribuesit e ansamblit “Ibe Palikuqi” nga Kryetari i këshillit organizativ për shënimin e 40 vjetorit, Nazif Bushi. Ata shprehën mirënjohjen e thellë ndaj veprimtarisë dhe mjeshtërisë artistike që po ruan me shumë kujdes traditën, melosin dhe folklorin tonë kombëtar. (TVM2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 16, 2019 19:21

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA