45 denoncime për shkelje të procesit zgjedhor dorëzohen në Antikorrupsion

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Nëntor, 2021 20:28

45 denoncime për shkelje të procesit zgjedhor dorëzohen në Antikorrupsion

Punësime, asfaltime rrugësh, keqpërdorimi i automjeteve zyrtare dhe shkelje të tjera ligjore përsëri kanë qenë pjesë e fushatës parazgjedhore gjatë zgjedhjeve lokale. Komisioni për Anti Korrupsioni, njofton se ka pranuar gjithsej 45 denoncime në të cilat ka dyshime për shkelje të procesit zgjedhor dhe në fushatën parazgjedhore.

Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit

“Nga denoncimet e arritura, 27 janë në lidhje me procedura të paligjshme dhe keqpërdorime për punësime të realizuara gjatë procesit zgjedhur, 4 janë në lidhje me rikonstruktimin dhe asfaltimin të rrugëve lokale, ndërsa 14 janë në lidhje me parregullsi të tjera ligjore të bëra gatë procesit zgjedhor dhe fushatës parazgjedhore të zgjedhjeve lokale të vitit 2021 si shfrytëzim i automjeteve zyrtare për qëllime zgjedhore, fillimi para kohe i fushatës parazgjedhore nga kandidatët, blerje e votës, shfrytëzim i rrjeteve sociale dhe reklamim për qëllime zgjedhore”.

Nga antikorrupsioni thonë se kanë hapur edhe 6 lëndë me iniciativë të tyre procedura për të cilat ende vazhdon. Po ashtu thonë se në njërën nga paraqitjet për parregullsi kanë konstatuar shkelje të procedurave zgjedhore.

Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit

“Deri më 09.11.2021, anti-korrupsioni ka vepruar për të gjitha denoncimet e arritura për parregullsi zgjedhore dhe ka vendosur për 6 lëndë. Gjatë veprimit për njërën lëndë, anti korrupsioni, ka konstatuar shkelje të dispozitave ligjore, për çka ka vendosur të ngre iniciativë për ngritjen e procedurës për konstatimin e përgjegjësisë për person zyrtar – drejtor i shkollës e cila është pjesë e lëndës, deri në organin kompetent, respektivisht deri tek kryetari i komunës së Manastirit”.

Nga MPB, pas rrethit të dytë të zgjedhjeve njoftuan për 69 raste të agjitimit. Ndërsa kanë pranuar mbi 100 denoncime për cenim të votimit. Por sot ishin të pakapshëm për të dhënë më shumë detaje për veprimet konkrete për rastet e paraqitura gjatë procesit zgjedhor./ Alsat

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Nëntor, 2021 20:28

27
Nën
Shkoi për gjueti me shokë, por mbeti i plagosur në rrethana ende të pazbardhura, në...
27
Nën
Sot tifogrupi Ballistët i bëjnë 30 vite. Në këtë 30 vjetor ata kanë festuar si...
27
Nën
Nën patronatin e Ali Ahmetit – Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, nesër me fillim...
27
Nën
Në mbledhjen e përbashkët mes Kuvendeve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, gjatë...