45 vjeçarja F.L nga Dobroshti humbj jetën ne aksidentin e sotëm

Linda Limani
Publikuar nga Linda Limani 21 Tetor, 2021 13:58

45 vjeçarja F.L nga Dobroshti humbj jetën ne aksidentin e sotëm

Ministria e Punëve të Brendshme ka dhëna informacione zyrtare nga aksidenti i tragjik që ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën Shkup-Tetovë, ku si pasojë jetë ka ndërruar shoferja e makinë së aksidentuar. Nga MPB thonë se makina ka qenë me targa të SHBA-së ndërsa shoferi ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.Sot (21-tetor) rreth orës 10:50 në Sektorin për Punë të Brendshme Tetovë është raportuar se në autostradën Shkup-Tetovë, në afërsi të mbilkalimit të Dëbëcës, gjegjësisht në fillim lokalitetit “Erebinë”, vetura “Toyota Rav” me targa të huaja (targa amerikane) e drejtuar nga 45-vjeçarja F.L. nga Dobroshti i Tetovës, e cila ishte vetëm në automjet, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Në këtë aksident F.L. Ka pësuar lëndime të rënda trupore nga të cilat ka ndëruar jetë në vendin e ngjarjes. Vendi i aksidentit po inspektohet nga Prokurori Publik, në të cilin po merr pjesë edhe ekipi nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë”, njoftojnë nga MPB. (Alsat)

Linda Limani
Publikuar nga Linda Limani 21 Tetor, 2021 13:58