5 shtete, kufirin hapur Shqipërisë/ SHBA, Turqia, Kosova, Maqedonia dhe Serbia

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 15 Shtator, 2020 22:19

5 shtete, kufirin hapur Shqipërisë/ SHBA, Turqia, Kosova, Maqedonia dhe Serbia

Të udhëtosh në kohë pandemie është luks, për shkak të masave shtrënguese si pasojë e Covid 19.

Shqipëria konsiderohet zonë me rrezik të lartë ndaj shume shtete i kanë mbyllur dyert, por ka dhe nga ata të cilët nuk e kanë problem hyrjen e shqiptarëve në territoret e tyre. Kështu shqiptarët mund të udhëtojnë pa kufizime në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Turqi, Serbi dhe SHBA.

Por kujdes, për të hyrë në Amerikë nuk duhet të kesh qëndruar ose udhëtuar tranzit në asnjë prej vendeve të hapësirës Shengen, Britanisë së Madhe, Irlandës, Iranit, Kinës ose Brazilit brenda 14 ditëve para udhëtimit drejt Shteteve të Bashkuara. Studentet apo personat me vizë turistike mund të udhëtojnë me tranzit përmes Stambollit ose Beogradit. Përjashtohen nga kufizimet ata të cilët kanë “Green-Card” apo pasaportë amerikane.

13 shtete, duke nisur nga Mali i Zi, Ukraina, Hungaria, Sllovakia, Izraeli, Australia, Zelandë e Re, Rusia, Kina, Kuvajti, Qipro apo Emiratet e Bashkuara Arabe e kanë të detyrueshme testin anticovid. Linjat Ajrore më të frekuentuara, ku shtetasit shqiptarë bëjnë tranzit drejt Abu Dhabi-t ose Dubai-it, janë: përse Romës dhe Milanos, Athinës, Frankfurtit dhe Vjenës. Shtetet fqinje si Italia dhe Greqia , i kanë mbyllur dyert për turizëm Shqipërisë duke lejuar vetëm udhëtimet për arsye të caktuara, si punë, arsye shëndetësore, studimi, kthim në banesë apo vendbanim ndërkohë mbetet i detyrueshëm testi anticovid. Gjermani ka një listë të gjatë sesi mund të hysh në territorin e saj, ndërsa theksohet se kalimi është kompetencën e oficerit të policisë kufitare në momentin e inspektimit, i cili merr vendime mbi baza individuale. Edhe Brazili futet tek rastet specifike, ku udhëtarët më parë duhet të vërtetojnë pranë kompanisë së transportit ajror, para mbarkimit, pajisjen me sigurim shëndetësor të vlefshëm në Brazil për të gjithë periudhën e qëndrimit, me vlerë minimale 6 mije USD. Pa këtë sigurim, nuk lejohet hyrja ne territorin brazilian.

Në tebelë renditen 24 shtetet qe I hapin dyert vetëm personave me dokumente europiane. Pas 25 tetorit harta e shteteve te cilat lejojnë udhëtimin e shtetasve te huaj përfshi edhe shqiptarët do zgjerohet edhe me vendet ekzotike si Maldivet, Tajlanda, Mauricus apo Egjipti, te cilat edhe pse sot nuk kanë pengesa kufinjtë e tyre janë të mbyllura për shkak të ndalimit të fluturimeve ndërkombëtare.

Top Channel

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 15 Shtator, 2020 22:19