525 viktima nga koronavirusi në Itali

Desk
By Desk April 16, 2020 19:56

525 viktima nga koronavirusi në Itali

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Itali u rrit për 525, një shifër më e ulët nga dita paraprake – 578 sa ishin të mërkurën.

Por, numri i rasteve të reja pësoi rritje të ashpër, duke u regjistuar 3.786 raste të reja, rritke kjo nga 2.677 raste sa ishin regjistruar një ditë më parë.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në vendin më të goditur në Evropë u rrit në 22.1170, tha Agjencia e Mbrojtjes Civile. Kjo është shifra e dytë më e larta në botë pas asaj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Numri i rasteve të konfirmuara zyrtarisht u rrit në 168.941, niveli i tretë më i lartë botëror pas atyre të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Spanjës.

Autoritetet italiane gjithashtu njoftuan se 2.936 njerëz janë në kujdes intensiv, ndërsa 40.164 u deklaruan të shëruar.

Desk
By Desk April 16, 2020 19:56