64.000 shtetas nga Maqedonia jetojnë në Itali

Desk
By Desk March 7, 2020 21:30

64.000 shtetas nga Maqedonia jetojnë në Itali

Sipas të dhënave të vitit 2019 nga Instituti Italian i Statistikave, në Itali ka rreth 64,000 shtetas nga Maqedonia. Të gjithë ata gëzojnë qendrim legal, përcjell FLAKA.

Popullsia është përgjysmuar për shkak të pagave të ulëta dhe politizimit të institucioneve, konstatohet nga hulumtima të ndryshme të bëra në vend. Kjo lë kompanitë pa punëtorë.

Shumë prej mërgimtarëve në vendlindjen e tyre vijnë vetëm me pushime. Të rinjtë rrallë vijnë edhe atëherë. Vetëm një e katërta e tyre po mendojnë të investojnë në shtëpi, por presin bashkëpunim më të mirë me institucionet. Sipas një raporti të Bankës Botërore, gjysmë milioni njerëz janë shpërngulur nga vendi. Dy të tretat e tyre janë të afta për të punuar, dhe vetëm një e treta janë shumë të kualifikuar. Ata paralajmërojnë se është e nevojshme një strategji serioze për të parandaluar ikjen e personelit të aftë nga vendi. Përndryshe, e gjithë ekonomia dhe qëndrueshmëria e fondit pensional dhe shëndetësor janë në rrezik. FLAKA

Desk
By Desk March 7, 2020 21:30