64 vjeçari nga Gostivari mashtrohet për 1800 euro nga Shkupjani për një çertifikatë të kalimit të provimit gjuhës gjermane për kunatën e tij

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Shkurt, 2024 20:53

64 vjeçari nga Gostivari mashtrohet për 1800 euro nga Shkupjani për një çertifikatë të kalimit të provimit gjuhës gjermane për kunatën e tij

Gjashtëdhjetë e katër vjeçari banor i një fshati të Gostivarit, dje (08-shkurt) në ora 15.40 në SPB Tetovë ka raportuar se vitin e kaluar kishte kontaktuar personin A.N. nga Shkupi i cili i kishte premtuar atij t’i siguronte një çertifikatë të kalimit të provimit gjuhës gjermane për kunëtën e tij dhe atij i kishte paguar 1800 euro për shërbimin.

Personi më vonë i kishte dhënë një certifikatë, por dokumenti kishte qenë i falsifikuar, pas së cilës e kishte kuptuar se ishte mashtruar. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Shkurt, 2024 20:53

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare