7 aplikacione që duhet t’i shkarkoni për të organizuar jetën në vitin 2022

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Janar, 2022 22:36

7 aplikacione që duhet t’i shkarkoni për të organizuar jetën në vitin 2022

Meqë jemi në periudhë reflektimi, vendosje objektivash të reja, etj, etj detyra e radhës është ta ndihmoni veten me çdo mjet të mundshëm.

1. Coach.me

Eshtë dizenjuar për t’ju ndihmuar të krijoni dhe të mbani në mënyrë të qëndrueshme objektivat tuaja në jetën personale, karrierë dhe shëndetin fizik. Ju lejon të shihni sa shumë keni bërë progres dhe sa jeni duke u përmirësuar çdo ditë. Eshtë si një trajner personal që ju rri mbi kokë pa pushim, por në ndryshim me të, ky aplikacion është falas.

2. Strides

Nëse keni nevojë të organizoni më mirë objektivat dhe zakonet tuaja. Çdo ditë dhe hap pas hapi.

3. Way Of Life

Jua bën vendosjen dhe arritjen e qëllimeve fare të thjeshta. Mund të ndiqni rutinën tuaj duke përdorur një ngjyrë ta caktuar çdo ditë dhe përveç kësaj, ky app do t’ju ndihmojë të hiqni dorë nga zakonet e këqija dhe të bëni më shumë nga ato të mirat. 

4. Habitica

Ky aplikacion (të cilin e shkarkoni falas) i kthen qëllimet dhe produktivitetin në një lojë, duke e bërë gjithë procesin shumë më interesant. Për çdo objektiv të arritur ju do të merrni “çmime” ose “do të dënoheni”, në mënyrë që të motivoheni për në vazhdim.

5. Productive

Këtu mund të planifikoni çdo ditë të jetës suaj. Mbani shënim çfarë keni për të bërë, gjërat në të cilat keni bërë progres dhe gjithashtu sfidën e radhës. 

6. Notion

Ky aplikacion do “t’ju flasë” herë pas here për t’ju kujtuar çfarë duhet të bëni në një momente të caktuara.

7. Today

Kurse ky, do t’ju ndihmojë të arrini qëllimin e ditës duke përdorur vetë fotot tuaja. Përshembull, nëse doni të mësoni sesi të gatuani, përdorni fotografinë e recetës që do provoni. Këtu mbaron puna juaj për momentin, pastaj gjithçka duhet të bëni është të ndiqni udhëzimet.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Janar, 2022 22:36
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.