7/ditë: Arrestime, aksidente, incidente, arratisje dhe plot politikë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 7 Janar, 2024 11:36

7/ditë: Arrestime, aksidente, incidente, arratisje dhe plot politikë

Java e parë e Janarit dhe vitit 2024 nuk ishte aspak e qetë në skenën politike dhe publike në Maqedoninë e Veriut. Edhe pse periudhë festash, atmosfera nuk ishte e tillë, edhe para edhe pas Vitit të Ri. Pati zhvillime të jashtëzakonshme. Arrestime, fletarreste ndërkombëtare, aksidente me viktima dhe deri në përplasje mes Policisë dhe qytetarëve.

1 Janar: Viti filloi me lajmin e gëzueshëm. Foshnja e parë lindi djal. Saktësishtë në mesnatë në orën 00:00 në Klinikën Universitare për Gjinekologji Obstetrike ka ardhur në jetë foshnja e parë e vitit të ri. Bëhet fjalë për djal të shëndetshëm, me peshë 3760 gramë dhe 52 centimetra të gjatë.

Një janari nuk ishte edhe aq i gëzueshëm. Nga Tetova erdhi lajmi që ndërroi jetë politikani dhe gazetari Mahi Nesimi.  Lajmi u bë i ditur nga familjarët e të ndjerit.

Po kjo ditë shënoi 12 vite nga vdekja e ish presidentit Kiro Gligorov. Gligorov vdiq më 1 janar 2012 në Shkup në shtëpinë e tij në moshën 94 vjeçare.

Në natën e ndërrimit të motmoteve, përveç të lënduar në tre aksidente komunikacioni, në Qendrën urgjente ishte sjellë edhe një pacient 20-vjeçar i cili gjatë një sulmi fizik ishte therrë me thikë.

Po këtë ditë, një shtatëdhjetë e dy vjeçari u gjetë i pajetë në shtëpinë e tij në fshatin Kuçevishtë të Shkupit.

2 Janar: Edhe 2 janari nuk ishte edhe aq pozitiv. Një rrahje masive ka ndodhur në një restorant në një vilë pushimi në qendrën turistike Mavrovë.

Me 2 janar u bë e ditur që Këshilli gjyqësor ka pranuar vendimin e Gjykatës Administrative me të cilën anulohet vendimi për shkarkimin e ish kryetares së Këshillit, Vesna Dameva, e cila Dameva rikthehet në krye të Këshillit Gjyqësor.

Drin Ahmeti ndërkohë kethu heshtjen dhe njoftoi që fishekzjarrët janë blerë në mënyrë ligjore. Dhuratat ishin për mbesat dhe nipërit.

Edhe 2 janari solli lajin e kombshëm. Në moshën 66-vjeçare u shua  gazetari, Nazif Zejnullahu nga Tetova.

Nderkohe Policia njoftoi që një banor nga Prilepi ka ndërruar jetë pasi është sëmurë duke vozitur veturën e tij.

3 Janar: Tre janari u karakteriua me lajmin që një tërmet me magnitudë 3.4 ballë dhe me epiqendër në Shqipëri ka shqetësuar mbrëmë banorët e Tetovës, Gostivarit dhe më gjerë. Sipas EMCC, tërmeti është regjistruar në orën 23:39 me orën lokale.

Po këtë ditë, Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev dha dorëheqjen dhe në vendin e tij, referuar vendimit të Gjykatës Administrative erdhi Vesna Dameva.

U bë e ditur që ka dështuar për të 14 herë radhazi tenderi për ndërtimin e sistemit hidroenergjetik Çebren. Ministrja e Ekologjisë, Maja Shukova tha se deri më 31 dhjetor nuk kishte arritur asnjë vendim për vazhdimin e kontratës për hidrocentralin Çebren.

VMRO DPMNE bëri të ditur qqë do t’i shpallë kandidatët për ministra në Qeverinë teknike pas datës 19 janar. 

Ndërkohë, kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, në një intervistë për gazetën LAJM, ka konfirmuar takimin e krerëve të opozitës shqiptare dhe drejtuesit të ASH-së Arben Taravari, tek kryeministri kosovar Albin Kurti, që u realizuar javën e kaluar në Prishtinë.

4 Janar: Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (Ali Ahmeti), sot feston ditëlindjen e tij të 65-të. Ahmeti ka lindur më 4 Janar të vitit 1959 në Zajas të Kërçovës.

Por edhe kjo ditë nuk kaloi e heshtur. Kreu i Sindikatës Aleksandar Tasevski pas konferencës për media njoftoi se persona të paidentifikuar kanë hyrë në objektin e kontrollit të fluturimeve, kanë shkaktuar zënkë verbale dhe ka sulmuar fizikisht disa të punësuar.

Po këtë ditë, u njoftua që ka patur një rrahje me grushte në stacionin policor të Tetovës. D. L. godet me grushte kolegun e tij F.H. Policia konfirmon rastin dhe thotë se po punon për zbardhjen e plotë të tij.

5 Janar: Edhe pse u bë bujë e madhe në opinion, në Buxhetin e vitit 2024, janë parashikuar 10% më shumë mjete për pagat e punonjësve aktual në sektorin publik, krahasuar me vitin e kaluar, por jo edhe për funksionarët.

Zhvillimet në M-NAV duket që në prapaskenë kanë arsye të tjera. Kryesindikalisti Aleksandar Tasevski duket që udhëheq një agjend krejt tjetër nga ajo që paraqitet në opinion. Shokuese ishte informacioni i ndarë me mediat nga nga drejtori ekzekutiv i M-NAV, Fahrudin Hamidi, rreth nepotizmit të kryetari i Sindikatës së Kontrollorëve të Fluturimit, Aleksandar Tasevski. Hamidi deklaroi që ishte babai i Aleksandar Tasevski që ka qenë i punësuar në këtë kompani, e që më pas ka angazhuar edhe dy djemt e tij, Aleksandrit dhe vëllaun e tij në po të njetën kompani.

E sindikata e kontrollorëve të fluturimit paralajmëroi grevë me mbyllje të hapësirës ajrore nga 10 janari, nëse ndërkohë tre drejtorët ekzekutiv të M-NAV nuk japin dorëheqje, apo nëse Qeveria nuk i shkarkon.

Ndërkohë, grupi parlamentar i Lidhjes Europiane për Ndryshim njofoi që nuk do të marrë pjesë në punën e Kuvendit, gjithnjë derisa kandidati për KSHZ, Abdush Demiri, nuk do të vihet në rend dite në seancë plenare. 

Ndërkohë, drejtori ekzekutiv i Navigacionit të Maqedonisë së Veriut, Fahrudin Hamidi tha qe gjatë gjithë kohës ata kanë qenë të sulmuar nga kryetari i sindikatës së trafikut ajror Aleksandar Tasevski, dhe se nuk do të jep dorëheqje.

Me 5 janar, u bë e ditur që Ismet Guri ka ikur nga arresti shtëpiak, pas së cilit lajm, Policia kumtoi që ka lëshuar fletarrest ndërkomëtar për kapjen e tij.

6 Janar: Prokuroria Themelore Publike Shkup lëshoi ​​urdhër për të kryer një procedurë hetimore kundër tetë personave për të cilët ekziston një dyshim i themeluar se ata kryen një krim – Rrezikimi i sigurisë së komunikacionit ajror sipas nenit 303 paragrafi 2.

A është shkak punësimi i kuadrit shqiptar në zhvillimet e fundit në M-NAV. Dilema ngritet pas prononcimit të drejtorit ekzekutiv, Fahrudin Hamidi, kur tha që në këtë shtet të gjithë kanë të drejtën e punësimit pa dallim fetar dhe etnik.

Vetëm masa sigurie ka përcaktuar Gjykata për drejtuesin e sulmit në kullën e kontrollit të fluturimit M-NAV dhe për të dyshuarit e tjerë që nuk i shpëtuan policisë.

Ndërkohë, mediat e afërta me VMRO-DPMNEnë e Hrisijan Mickovskit, po luajnë “All In”, kundër BDI-së. Duke komentuar zhvillimet në M-NAV por edhe arrastisjen e Ismet Gurit, portalet “pro-vmro” etiketojnë BDI-në si fajtore kujdestare.

Në mbrëmen e 6 janarit, njësiti policor Tigrat në afërsi të Qendës Tregtare “Çairçanja”, janë përleshuar me tre persona që u akuzuan për një grabitje të ndodhur në Shkup.

“Në zonën e Çairit, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria M.Q.(32), N.S. (28) dhe N.S.(35) nga Shkupi, duke vepruar pas kallëzimit se sot rreth orës 20:30 në territorin e Kisella Vodës, kanë kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”, pas së cilës kanë ikur, kumtuan nga Policia. Nga MPB kumtuan që pas masave të ndërmarra nga punonjësit e policisë, persont janë privuar nga liria, ndërkohë që gjatë procedurës së ndalimit dhe arrestimit, ata kanë sulmuar zyrtarët e policisë. Flaka Media

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 7 Janar, 2024 11:36

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare