7/ditë: Incidente, paraburgime, dhunë në familje dhe politizime!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 14 Janar, 2024 18:59

7/ditë: Incidente, paraburgime, dhunë në familje dhe politizime!

Edhe java e dytë e Janarit nuk ishte aspak e qetë në skenën politike dhe publike në Maqedoninë e Veriut. Edhe pse periudhë festash, atmosfera nuk ishte e tillë, edhe para edhe pas Vitit të Ri. Pati zhvillime të jashtëzakonshme, njofton Flaka në suaza të rubrikës javore 7/ditë.

Rasti në M-NAV, skandali me parcelat në Spitalin e Tetovës, përleshja e armatosur po në këtë spital, rasti me babain nga Kercova që rrahu për vdekje vajzen e tij dy vjecare, ishin ndër aktualitetet që shoqëruan këtë javë të Janarit.

Në takimin mes liderëve të LEN, kryetarit të ASH-së Arben Taravari dhe kryetarit të VV Albin Kurti në Prishtinë, jozyrtarisht mes tjerash është biseduar edhe për Taravarin si kandidat për president të Maqedonisë së Veriut. Sipas informacioneve të TV21, në këtë takim Taravari ka thënë se do të kishte pranuar në rast se e ka përkrahjen edhe të Ziadin Seles. Megjithatë Taravari mohon se është biseduar në lidhje me këtë temë. Ai për tv21 u përgjigj shkurt: Nuk është biseduar për atë temë dhe nuk jam i interesuar për kandidatur për president.

Edhe Rufi Osmani mohoi kandidaturën e tij për president, si propozim nga LEN. Osmani pohoi që kurrë me askënd nuk ka biseduar për postin e Presidentit dhe nuk do të bisedojë me asnjë parti politike qoftë pozitë qoftë opozitë.

“Në lidhje me informatat e fundit për gjoja kandidimin tim për postin e kryetarit të vendit demantoj këto informata si tërësisht të pabaza. Nuk kam pasur asnjë diskutim dhe nuk do të kem debate me asnjë parti politike si të pozitës ose të opozitës”, tha Osmani. Ai më tej rekomandon partitë poltiike që të respektojnë kodin etik dhe mos përmendin figura të ndryshme që nuk kanë lidhje me partitë politike.

“Rekomandoj qe te gjitha partit politike të respektojnë kodin etik të çdo individi para se me bërë publike qëndrimet e tyre”, shton më tej Osmani. Osmani nga ana tjetër uron të gjithë partitë politike në vend që të kenë konkurim demokartik dhe civilizues.

Ndërkohë, ish-kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kreu aktual i Kuvendit të kësaj partie, Ziadin Sela ka realizuar ditë më parë takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk konjufca. Takimi Sela-Kurti-Konjufca ka ardhur si ide në takimin e relizuar javën e kaluar mes Kurtit dhe krerëve të partive opozitare shqiptare Bilall Kasami, Afrim Gashi dhe Izet Mexhiti, ku ka marrë pjesë edhe kreu aktual i ASH-së, Arben Taravari.

Në qendër të takimit mes Ziadin Selës me Kurtin dhe Konjufcën ka qenë mundësia e zgjerimit të koalicionit opozitar LEN edhe me Aleancën për Shqiptarët. Duke marrë parasysh se Sela është kryetar kuvendi dhe themelues i kësaj partie, Kurti dhe Konjufca e kanë parë të arsyeshme që të dëgjojnë edhe mendimin e Selës, i cili siç dihet, heziton të bashkëpunojë me opozitën shqiptare.

Edhe në takimin me Kurtin, Sela ka shprehur qëndrimet e tij dhe arsyetimet se pse ASH nuk duhet të koalicionojë me treshen Kasami, Gashi dhe Mexhiti. Takimi ka përfunduar pa ndonjë rezultat konkret, pasi Kurti dhe Konjufca nuk kanë arritur ta bindin Selën për të pranuar koalicionimin me LEN, për dallim nga Taravari, i cili duket se është i gatshëm ta pranojë ofertën e opozitës shqiptare dhe VV-së, në një front kundër BDI-së. Takimin mes Selës dhe Kurtit e ka konfirmuar edhe Sekretari iASH-së, Krenar Lloga, por pa dhënë detaje të shumta rreth rezultateve të takimit.

Sakaq, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët nuk do të lëvizin asnjë ministër, Mitko Bojmacaliev i LSDM-së do të jetë në të njëtën ndërtesë me Naqe Çulevin e VMRO-së, ndërsa Jovana Trençevska do të jetë zëvendëse e Rashela Mizrahit. Cvetan Tripunovski do të ketë të drejtën e vetos si zëvendësministër në Bujqësi, ndërsa Gordana Dimitrievska – Koçovska dhe Maja Kadievska garojnë për postin e zëvendësministres në Financa.

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, theksoi se nuk do të takohen me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, për zgjidhjet kadrovike me të cilat do të marrin pjesë në qeverinë teknike.

“Për zgjidhjet kadrovike, nuk mund të takohemi, sepse çdo parti politike i jep zgjidhjet e veta në një Qeveri teknike apo në ndonjë Qeveri tjetër koalicioni. Sipas formës dhe esencës së saj, kjo qeveri është një koalicion në të cilin opozita do të marrë pjesë me resor të përcaktuar saktësisht sipas Ligjit për Zgjedhjet dhe Ligjit për Qeverinë, tha Kovaçevski.

Në ndërkohë, sipas marrëveshjes së Përzhinës, të arritur në vitin 2016, janë bërë ndryshime në Ligjin për Qeverinë, të cilat parashikojnë që Qeveria të ketë kryeministër teknik, por opozita të emërojë ministrat e Punëve të Brendshme dhe atë të Punës dhe Politikave Sociale, si dhe zëvendësministra shtesë në Ministrinë e Financave, Bujqësisë dhe në Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se në takimin me kreun e opozitës Hristijan Mickoski, nuk do të flasë për kuadrot e VMRO-DPMNE-së në qeverinë teknike. Sipas tij, kuadrot që do të zgjedhë opozita, janë e drejtë e saj. Për takimin Kovaçevski-Mickoski nuk ka akoma datë.

“Për zgjidhjet kadrovike ne nuk mund të takohemi sepse secila parti politike i jep zgjidhjet e veta kadrovike në secilin koalicion qeveritar. Sipas thelbit dhe formës kjo qeveri do të jetë qeveri koalicioni në të cilën do të marrë pjesë edhe opozita me resorë të përcaktuar saktë sipas ligjit për qeverinë. Ata duhet t’i tregojnë kandidatët e tyre dhe t’i dorëzojnë në qeveri dhe në Kuvend që më vonë të zgjidhen. Sigurisht se do të takohemi që të bisedojmë edhe për elementet e tjera të zgjedhjeve”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

“Çështja e parë që u hap ishte a të merret pjesë në qeverinë teknike dhe njëzëri vendosëm që të marrim pjesë sepse ajo është qeveri e destinuar që të sigurojë proces të drejtë dhe të besueshëm zgjedhor. Nuk biseduam për zgjidhjet kadrovike por për këtë e autorizuam kryetarin e partisë i cili do të ketë të drejtë edhe të konsultohet me komitetin ekzekutiv, me anëtar të caktuar të partisë por edhe me persona të tjerë se cilët janë kandidatët më të mirë të cilët ne do t’i ofrojmë për anëtar të qeverisë e cila do ta ketë për detyrë të organizojë zgjedhje”, u shpreh Timço Mucunski, VMRO-DPMNE.

Tridhjetë ditë paraburgim iu shqiptuan babait që rrahu vajzën e tij dyvjeçare, e cila vdiq në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup. Tridhjetëvjeçari F.D., nga policia e Ohrit, thotë se është dërguar në burgun “Manastir”.

Dje nga Prokuroria Themelore Publike në Kërçovë njoftuan se për rastin ka nisur hetim. Prokuroria, duke dhënë detaje nga ngjarja, bëri me dije se më 18 dhjetor të vitit të kaluar, i dyshuari e ka goditur disa herë me duar dhe këmbë të bijën, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Vajza pësoi një thyerje në kokë, gjakderdhje në tru dhe dy brinjë të thyer.

Në prag të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Maqedoninë e Veriut, janë hapur dhjetëra konkurse për për punësime në ndërmarrjet publike dhe institucionet shtetërore. Më shumë se 500 administratorë janë duke u kërkuar në shpalljet e publikuara në ditët e fundit të vitit të kaluar dhe në ditët e para të këtij viti, sipas të dhënave të Agjencisë për Administratë.

Opozita akuzon për blerje apo ryshfet parazgjedhor, nga ana tjetër qeveria thotë se ka realisht nevojë për staf të ri në administratën publike.

Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës Ilir Demiri, ka lëshuar akuza ndaj ish-kryetarit të komunës së Tetovës – Sadi Bexheti dhe ish-shefit të kabinetit të tij se në mënyrë të paligjshme kanë privatizuar një pronë në spitalin dhe se po përpiqen të privatizojnë edhe një pronë tjetër që për momentin shfrytëzohet si parkim.

U sqarua edhe ish kryetari i Tetovës Sadi Bexheti i cili mohon akuzat, sepse sipas tij, në kohën kur ka qenë kryetar as nuk ka pasur të drejtë të shesë dhe të blejë prona dhe se aty bëhet fjalë për parcelë private.

Komuna e Tetovës do ta ndryshoj planin e detajuar urbanistik në spitalin e Tetovës që të mos i merret pronë spitalit, ka deklaruar kryetari i këshillit komunal Besar Durmishi pas deklaratës së drejtorit të spitalit se një pjesë tek spitali është privatizuar.

Spitali i Tetovës u vu në qendër të vëmendjes edhe për tjetër rast. Pjesëtarët e policisë kanë rrethuar Spitalin e Tetovës. VIDEO

Ndërkohë, është nënshkruar marrëveshje për bashkfinancim të projektit për rrugën Tetovë-Prizren. Ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu dhe Bekim Rexhepi- zëvendës minister i transportit dhe lidhjes kanë nënshkruar projektin sot.

Kjo rrugë lidhë dy autostrada ndërkombëtare të cilat kalojnë në dy anët e maleve të Sharrit – respektivisht lidhet auto rruga ruta evropiane E65 në Maqedoninë e Veriut me auto rutën E80 në Kosovë.

Tërmet me intensitet prej 3,8 ballë sipas shkallës së Rihterit është ndjerë mbrëmë në Ohër, Strugë, Resnjë, Manastir dhe Kavadar.

Këshilli i Gjykatës Penale në Shkup e ka pranuar ankesën e Prokurorisë kundër vendimit të parë të gjykatës, i cili ditë më parë caktoi masë mbikëqyrëse për Bekim Nezirin, pas ngjarjeve në M-NAV.

Bekim Neziri nuk ka marrë pjesë në incidentin në M-NAV dhe nuk ka pasur absolutisht asnjë kontribut në këtë rast, e gjithë ngjarja ka ndodhur pas shpine, thotë avokati i tij Elenko Milanov.

Godet gjarpërin në kokë, Kovaçevski: M-NAV, kompani familjare, të punësuar deri në brezin e tretë!

Banorët e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë kanë koeficient mesatar të inteligjencës (IQ) më të ulët në Evropë. Rezultatet që i publikoi “World Population Review” tregojnë se IQ mesatarja e maqedonasve është 81.91, ndërkaq së bashku me Maqedoninë e Veriut në fund të Evropës janë edhe banorët e Shqipërisë me koeficient mesatar të inteligjencës prej 81.75, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Treshes nga Lëvizja Evoropiane për Ndryshim, Bilall Kasami, Izet Mexhiti dh Afrim Gashi nuk i ecën me akademikët shqiptarë. Pas profesoreshës universitare Miqeremi Rusi, ajo u refuzua edhe nga profesori Rufi Osmani për të qenë kandidat i tyre për president, shkruan FLAKA.

Dimitar Kovaçevski po i numëron ditët e fundit si kryeministër në Qeveri. Por sipas burimeve të TV21, atij i kërkohet të largohet nga karrigia e kryetarit të në LSDM-së. Burimet thonë se një ultimatum të tillë ia ka dërguar ish-kryeministri dhe kryetari i partisë, Zoran Zaev. Këto janë informacione jozyrtare të cilat i ka marrë TV21 dhe për të cilat sot nuk kemi arritur të marrim përgjigje në pyetjet e dërguara drejt Zoran Zaevit.

Ndërkohë, në klinikën e fëmijëve në Kozle është konfirmuar një rast me kollin e keq. Pacienti është një foshnje 6 muajshe, thonë nga spitali. Flaka Media

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 14 Janar, 2024 18:59

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare