7/ditë: Përplasje në ASH dhe BFI, incidente, arrestime, protesta e shumë politikë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Shkurt, 2024 22:43

7/ditë: Përplasje në ASH dhe BFI, incidente, arrestime, protesta e shumë politikë

Java që po lejmë pas, lajm kryesor pati ndodhitë në Aleancës për Shqiptarët. Lideri i kësaj partie, Arben Taravari, përmes një postimi në rrjetet sociale prezantoi vendimin e tij për të dalur bashkë me opozitën shqiptare në zgjedhjet parlamentare e presidenciale të Prill-Majit të këtij viti.

Vendimi i prezantuar nga ai, ra në kundërshtim me kryetarin e Kuvendit qendror të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Nga Bashkësia Fetare Islame kanë reaguar pas tensioneve që janë krijuar në Myftininë e Tetovës pas emërimit të ri Selver Xhemailit për myfti.Nga BFI thonë se ish myftiu Qani Nesimi nuk ka të drejtë të shfrytëzojë hapësirat e Muftinisë.  

Shefi i Prokurorisë Themelore Publike, Gavrill Bubevski dhe prokurorja Ana Gogovska Jakimovska, sot njoftuan se 5 persona janë të dyshuar për rastin e keqpërdorimeve në Onkologji. Drejtoresha e Onkologjisë në Shkup, Violeta Klisarova tha se dy nga tre të punësuarit në Klinikën e Onkologjisë janë arrestuar në ambientet e Klinikës.

Kryetari i Qeverisë, Talat Xhaferi, në mbledhjen e parë të përbërjes së re qeveritare, informoi anëtarët e Qeverisë se për zëvendës e tij.

Ministria e Shëndetësisë njofton se për shkak të skadimit të mandatit në periudhën parazgjedhore, në 3 institucione shëndetësore publike zhvillohen konkurse për përzgjedhjen e 4 pozitave për drejtorë.

Një lajm tjetër me interes për publikun ishte zhdukja e 14 vjeçares nga Hasanbegu. Pa kaluar shumë kohë, familja njoftoi që vajza ishte gjetur.

Ndërkohë, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti shoqëruar nga kryeministri Talat Xhaferi kanë takuar qytetarët e Kumanovës. Në fjalimin e tij ai tha se ky shtet do të jetë i barabartë si të gjitha shtetet.

Sakaq, edhe gjatë kësaj jave Çashka mbeti e bllokuar. Bllokimi i hyrjes dhe daljes së Çashkës nga protestuesit, vazhdon të mbajë peng funksionimin e shkollës fillore “Todor Janev” ku mësojnë mbi 150 nxënës shqiptarë dhe maqedonas të kësaj komune.

Ndërkohë, Sindikata e Fondit të Sigurimit Shëndetësor ka njoftuar se të punësuarit nga e hëna do të hyjnë në grevë. Sipas sindikatës, të gjitha njësitë rajonale të Fondit do të jenë në grevë dhe do të kryejnë vetëm detyrat e nevojshme.

“VMRO-DPMNE opozitare duhet të bëj publike se çfarë ofron për integrimet evropiane të vendit”, thotë në një intervistë për TV 24, ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela Ageler. Ajo tha se do të jem e lumtur nëse Mickoski i’a tregon planin, por edhe më e rëndësishme është që ky plan të shpaloset qytetarëve në mënyrë sa më transparente.

VMRO-DPMNE është e vetëdijshme për interesin e publikut në planin e integrimit evropian të Maqedonisë, kjo u theksua nga opozita pasi ambasadorja amerikane Angela Ageler, një ditë më parë në një intervistë televizive tha se do të ishte e kënaqur të dinte se çfarë zgjidhjesh ofron opozita për ndryshimet kushtetuese.

Fuqishëm i mbështesim përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për të kërkuar përgjegjësi nga ata që e keqpërdorin besimin e publikut për përfitime personale, deklaroi për “Zërin e Amerikës” në gjuhën maqedonase zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Në vend të 16,08 denarë për metër kub ujë, amvisëritë tani do të paguajnë 21,5 denarë për ujin e pijëshëm të konsumuar. Ky vendim u soll dje nga Këshilli i Komunës së Tetovës në seancën e 27-të. Propozim-vendimi për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm dhe të kanalizimit nuk ka kaluar në seancën e sotme të Këshillit të Komunës së Gostivarit. Asnjë grup i vetëm i këshilltarëve nuk votoi për normat e reja më të larta.

Në parkun e vogël pranë ndërtesës së pushtetit lokal në Gostivar do të vendoset busti i Josif Bagerit, figurë kulturore, shqiptar ortodoks, me origjinë nga Reka e Epërme. Vendimi u votua në seancën e sotme të këshillit komunal.

Ndërkohë u bë e ditur që norma bazë e interesit mbetet në nivelin prej 6,30 për qind, ndërsa norma e interesit të depozitave gjatë natës dhe 7 ditët e niveleve prej 4,20 për qind dhe 4,25 për qind, në mënyrë adekuate.

Lupço Palevski-Pallços për pak ditë i skadon paraburgimi ekstradues në Turqi, por për rikthimin e tij në shtet duket se do të pritet akoma. 

Kurse Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kërkon dorëheqjen e gjyqtarëve Shpend Devaja, Nake Georgiev, Isamedin Limani nga Gjykata Supreme, të cilët e dhanë aktgjykimin për marrjen e pronës së Sindikatës. 

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Shkurt, 2024 22:43

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare