7/ditë: Plotë politikë, reagime dhe akuza. Borë e tragjedi në komunikacion!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Janar, 2024 13:25

7/ditë: Plotë politikë, reagime dhe akuza. Borë e tragjedi në komunikacion!

Shumë zhvillime politike por edhe raste tragjike, shoqëruan javën që lamë pas. Java filloi me lajmin ekskluziv të sjellë nga Flaka që kryebashkiakja e Shkupit, Danela Arsovska do të emërohet Kryetare e re e partisë politike “Alternativa e Re”, dh se Arsovska nuk do të themelon parti të re por do të merr drejtimin e partisë ekzistuese.

E kandidati për kryeministër në zgjedhjet e vitit 2020, Naser Ziberi thotë se nuk ka plane dhe se ka hequr dorë edhe nga mundësia për të qenë kryeministër në tre muajt e fundit.

“Jo, definitivisht jo. Edhe unë në tre muajt e fundit hoqa dorë nga mundësia për të qenë kryeministër, ndaj i dhashë fund angazhimit tim politik”, thotë Ziberi, duke shtuar se atij iu ofrua të jetë teknikisht kryeministër.

Ndërkohë, drejtori i Agjencisë për Zbulim, Erold Musliu ka reaguar ndaj akuzave të deputetit të VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki të cilat i bëri në konferencë për shtyp.

Dragan Kovaçki, deputet nga radhët e VMRO-së ka ngritur akuza ndaj zëvendëskryeministrit Fatmir Bytyqi dhe Erold Musliut, drejtor i Agjencisë së Inteligjencës. Kovaçki pretendon se Musliu, zyrtar i emëruar nga Pendarovski, është në qendër të një skandali, pasi thekson se gruaja e tij mori grante prej qindra mijëra eurosh.

Sakaq, një person grua nga Kumanova ka humbur jetën, ndërsa tre persona tjerë janë lënduar nga aksidenti në autostradën Kumanovë-Tabanoc.

Ndërkohë u njoftua që nga përleshja që ndodhi disa ditë më parë përpara spitalit të Tetovës ku mbetën të plagosur dy persona nga fshati Gajre, njëri prej tyre ka ndërruar jetë.

Kurse sot dhe pasnesër në Shkup, kryeministri Kovaçevski do të mirëpresë kolegët e tij nga rajoni në kuadër të nismës “Ballkani Perëndimor dhe BE”.

Vendet që me ligj i takojnë opozitës në qeverinë teknike duhet të mbeten bosh derisa VMRO-DPMNE të votojë për atë qeveri, sugjeron kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në përgjigje të paralajmërimeve të partisë opozitare të mos votohet për përbërjen e qeverisë teknike dhe as të marrë pjesë në seancat e saj.

Nga VMRO-DPMNE edhe dje kanë informuar se mbeten në qëndrimin e mos votimit për kryeministrin teknik. Ata njoftuan se emrat e ministrave dhe zëvendësministrave do t’i shpallin javën e ardhshme. Kovaçevski dje i bëri thirrje kryetarit të Kuvendit dhe mandatarit të ardhshëm Talat Xhaferi që të bëjë një qeveri në të cilën postet ministrore dhe postet shtesë të zëvendësministrave do të mbeten bosh, ndërsa kur VMRO-DPMNE të vendosë të mbështesë qeverinë teknike, atëherë të futen ministrat e tyre.

Ndërkohë, krerët e Lidhjes Europiane për Ndryshim ndodhen për vizitë në Uashington, ku po realizojnë takime me senatorë dhe drejtues të tjerë.

E 20 janari na gjeti me të rreshura të borës.

Me ftesë të kryetarit të komunës së Gjilanit, Alban Hyseni lideri i BDI-së Ali Ahmeti, kryeministri në ardhje, Talat Xhaferi, deputeti i Luginës, Shaip Kamberi, ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu, zëvendës ministri i Mbrojtjes Shemsi Syla, veprimtari Ismet Sylejmani si dhe shumë përfaqësues të tjerë nga të gjitha trojet shqiptare, morën pjesë në inaugurimin e shtatores së Kadri Zekës, në 42 vjetorin e rënies së tij heroike bashkë me vëllezërit Gërvalla

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski konfirmoi takimin me paraardhësin e tij Zoran Zaev dhe liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.

“Kemi pasur një takim me zotin Ahmeti dhe ish-kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev. Unë dhe ish-kryetari Zaev njihemi 32 vjet, kemi shkuar bashkë në universitet, kështu që shpesh na ndodh që të komunikojmë, të hamë drekë që zgjat katër, katër orë e gjysmë, gjatë së cilës diskutojmë shumë tema.

Kurse burime nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë konfirmuar për televizionin Klan Maqedoni që edhe deputetët e partisë së Ali Ahmetit nuk do t’i përkrahin propozimet për ministra në Qeverinë teknike që vijnë nga VMRO DPMNE pas paralajmërikeve të Hristijan Mickoskit që partia e tij nuk do ta votojë kryeministrin e parë shqiptar Talat Xhaferi dhe gjithë përbërjen e qeverisë teknike në fund të janarit.

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, Aleksandar Dashtevski, në një intervistë për MIA ka theksuar që numri i votuesve në zgjedhjet e këtij viti do të ulen në krahasim me zgjedhjet e fundit.

Në pyetjen se sa votues janë regjistruar në Listën e zgjedhësve dhe nëse numri është i njëjtë ose i përafërt me zgjedhjet e fundit kur ishin rreth 1.800.000, Dashtevski tha se tani janë pak më pak se kjo shifër, por se ai do ta dijë saktësisht pasi të përditësohet Lista e zgjedhësve para zgjedhjeve.

Brenda javës që lejmë pas, tetë gjyqtarët në Gjykatën e Apelit në Shkup, të cilët u zgjodhën në nëntor të vitit të kaluar, sot kanë dhënë deklarata solemne para anëtarëve të Këshillit Gjyqësor.

Hekuran Asani dhe Milan Koraq morrën postin e drejtorëve në M-NAV javën e ardhshme, mëson “Telma”. Bordi mbikëqyrës në seancën e sotme ka pranuar propozimin e Qeverisë të miratuar në seancën e mbajtur më 9 janar dhe ka shkarkuar drejtorët aktualë Fahrudin Hamidi dhe Ljube Stamenkovski. Drejtori i tretë në kompaninë shtetërore, Hasim Deari, e mbajti postin.

E Kryetari i ASH-së, Arben Taravari ka qendruar për vizitë në Tiranë, ku është pritur nga Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla. Siç njofton vetë kreu i ASH-së, me Ballën kanë biseduar mbi sfidat e rrugës Evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, dhe se këto vende meritojnë hapjen formale të negociatave me BE-në.

Misioni akoma nuk ka përfunduar, pasi akoma kemi kufinj mes shqiptarëve. Këtë mesazh nga Gostivari e ka përcjellur mbrëmë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. Nëse Evropa heq kufijtë e saj, tha aim, pse shqiptarët mos i heqin të njejtit mes veti dhe të jetojnë të bashkuar, pyeti Ahmeti dhe shtoi se shqiptarëve iu duhet bashkim politik për lirinë tonë të plotë dhe realizimin e misioneve.

E në zyret e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Sekretari Organizativ, Alim Rama, së bashku me Sekretarin Për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Hajrulla Çeku, dhe anëtaren e këtij sekretariati Anila Vrajolli, mirëpritën një delegacion të partisë LSDM nga Maqedonia e Veriut, të përbërë nga Sekretari i Përgjithshëm,  Mile Zeçeviq, Sekretari Ndërkombëtar, Bojan Mariçiq dhe Kryetari i Forumit Rinor,  Marko Mihajlovski.

“Zgjedhjet e dyfishta presidenciale dhe kuvendare do të na kushtojnë rreth 12 milionë euro me tendencë që kjo shumë të rritet së paku në 15 milionë euro, pasi mund të ndodhin gjëra të paparashikuara. Duke pasur parasysh se janë zgjedhje të dyfishta, nuk janë shumë para, pasi votohet edhe jashtë vendit dhe ka nevojë për më shumë angazhim”, tha  kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor Aleksandar Dashtevski në një intervistë për AIM. Flaka Media & Gostivari Sot

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Janar, 2024 13:25

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare