70 vjet Aleanca e Atlantikut të Veriut, Dimitrov në Uashington, marrëveshje me Shqipërinë

Desk
By Desk 3 Prill, 2019 19:21

Për të shënuar 70 vjetorin e Aleancës, në Uashington po qëndron edhe shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut.

Ai realizoi takime me ndihmës-sekretarin amerikan të shtetit, Filip Riker, si dhe me kongresistin, Brendan Bojl. Riker përkujtoi reformat që duhen realizuar.

“Me padurim ju presim në NATO. Reformat, posaçërisht lidhur me Prokurorinë Speciale Publike, janë imperativ dhe është e domosdoshme të ruhet pavarësia e PSP-së në suaza të Prokurorisë Publike dhe kapaciteti i saj, në interes të drejtësisë dhe përgjegjësisë për korrupsionin”,- deklaroi Riker në takim.

Në linjë të njëjtë, siç njoftojnë nga MPJ, ishte edhe diskutimi me kongresistin Bojl, i cili e theksoi Marrëveshjen e Prespës si shembull adekuat për tejkalimin e situata konfliktuoze, jo vetë në rajonin tonë, por edhe më gjerë.

Dhe për të vërtetuar se Ballkani ka filluar të mendojë si një i vetëm, në Uashington ministrat e jashtëm të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, nënshkruan Marrëveshjen për themelimin e qendrave kulturore-informative në të dy vendet. Ministri Dimitrov edhe njëherë potencoi se rajoni mund të jetë prosperues, vetëm nëse të gjitha shtetet e tij janë rrëfime të suksesshme.

Desk
By Desk 3 Prill, 2019 19:21