70 vjet NATO, Pompeo-Stoltenberg: Jemi gati për RMV-në

Desk
By Desk 4 Prill, 2019 19:19

Aleanca Veriatlantike po bëhet gati për t’i shprehur mirëseardhje Maqedonisë së Veriut, si vend i 30 i NATO-s.

Kështu është shprehur sekretari shtetëror amerikan, Majk Pompeo, në Uashington në ceremoninë e shënimit të përvjetorit të 70 të Aleancës Veriatlantike. Pompeo ka njoftuar se Departamenti i shtetit i ka dorëzuar zyrtarisht senatit të ShBA-së të gjitha dokumentet e nevojshme për ratifikim të Protokollit për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Këtë vit përgatitemi ta pranojmë vendin e 30, Maqedoninë e Veriut, dhe me kënaqësi mund të them se javën e kaluar formalisht i dorëzuam dokumentet për ratifikim të Protokollit në Senatin tonë. Së bashku, anëtarët e Aleancës, përmirësojnë mbrojtjen e përbashkët”,- deklaroi sekretari shtetëror amerikan, Majk Pompeo.

Edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg, theksoi mbështetjen e fuqishme të Aleancës për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriu në paktin veriatlantik. Stoltenberg ka shprehur kënaqësi për reformat që ka treguar vendi ynë drejt realizimit të strategjisë finale.

“Dyert e NATO-s janë të hapura. Këtë vit Republika e Maqedonisë së Veriut nënshkroi Protokollin për anëtarësim dhe me mbështetjen tonë Maqedonia e Veriut së shpejti do të bëhet anëtarja e 30 e Aleancës tonë. Ajo që filloi në vitin 1949 me 12 anëtarë, u dëshmua si fuqi e madhe për paqe. Një aleancë të cilës të tjerët përpiqen t’i bashkëngjiten. Por, siç e dini, suksesi i së kaluarës nuk është garanci për suksesin e ardhmërisë”,- tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Për shefin e Diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, anëtarësimi në familjen e madhe edhe të 29 anëtarëve të tjerë është më e mira që mund të bëhet për qytetarët e vendit.

“Asnjëherë më nuk do të ecim të vetmuar. Me ne do të jenë 29 aleatë, një për të gjithë, të gjithë për një. Kjo është për popullin tonë dhe unë ofendohem kur ndonjë shtet thotë se ne po bëjmë agjenda të huaja. Këtë ne e bëjmë për vendin tonë, që të ketë stabilitet në shoqërinë e shteteve që kujdesen për lirinë e njeriut, sundimin e ligjit dhe institucionet demokratike”,- tha ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov.

Gjate qëndrimit te tij ne Uashington, Dimitrov ka zhvilluar takime bilaterale me homolog ë nga Turqia, Belgjika, Islanda, Italia dhe Sllovenia, me në fokus ratifikimin e Protokollit për në NATO. (TVM2)

Desk
By Desk 4 Prill, 2019 19:19