70 vjetori i NATO-s, ekspozitë dhe pullë e re postare në Shkup

Desk
By Desk 4 Prill, 2019 19:12

70 vjetori i NATO-s, ekspozitë dhe pullë e re postare në Shkup

Në Ditën e NATO-s, në Shkup u hap ekspozita “70 vjet nga themelimi i NATO-s dhe Republika e Maqedonisë së Veriut, anëtarja e 30 e Aleancës”.

Është mirë të përkujtojmë ku ishim para 12 muajve në këtë ditë dhe ku kemi arritur me punë serioze dhe reforma dhe kompromise të dhimbshme. Nuk kam dilemë se vitin e ardhshëm do të qëndrojë edhe vula e fundit dhe ne do të jemi si anëtarja e 30, porositi ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, në hapjen e ekspozitës, ku gjenden dokumentet dhe marrëveshjet nga nënshkrimi i marrëveshjes për miqësi me Bullgarinë, Marrëveshjen e Presës, ftesën për fillimin e negociatave aderuese dhe protokollin aderues me NATO-n dhe dokumentet nga pjesëmarrja jonë e parë në takimin ministror të Aleancës Veriatlantike.

Maqedonia e Veriut e ndjek traditën e NATO-s, të vendosur me dhënien e markave postare në vitin 1952 nga ana e Portugalisë dhe ShBA-së dhe sot zyrtarisht e promovoi markën postare të dhënë nga posta jonë me rastin e 70 vjetorit të themelimit të NATO-s.

“Aleanca e NATO-s është unioni më i fuqishëm politik ushtarak dhe në Ditën e NATO-s është mirë të përkujtojmë në motorin e kësaj Aleance. Në mbrojtjen kolektive dhe sigurinë dhe vlerat e vendosura në themelet e Aleancës euroatlantike. Këto janë liri individuale, demokraci, të drejta të njeriut dhe qeverisje e së drejtës. Këto vlera për ne e pasqyrojnë botën perëndimore ndaj të cilës synojmë pothuajse tre dekada. Sot në Ditën e NATO-s, urimi më i mirë nuk na erdhi nga Brukseli ose Shkupi, por nga Polonia dhe Sllovakia, parlamentet e të cilëve e votuan Protokollin për anëtarësimin tonë në NATO”,- deklaroi ministrja e mbrojtjes e RMV-së, Radmilla Shekerinska.

“Posta le shenjën e saj me dhënien e markës postare të 70 vjetorit të themelimit të NATO-s. Pulla postare do t’i dërgojë nëpër tërë botën mesazhet dhe vlerat për paqe dhe stabilitet”,- tha drejtori i Postës së Maqedonisë së Veriut, Ejup Rustemi.

Desk
By Desk 4 Prill, 2019 19:12