72 raste të reja, 54 të shëruar dhe 3 të vdekur nga CoVid-19

Linda Limani
By Linda Limani September 9, 2020 15:14

72 raste të reja, 54 të shëruar dhe 3 të vdekur nga CoVid-19

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 793 testime, ndërsa janë regjistruar 72 raste të reja. Rastet janë regjistruar në Shkup-24, Kumanovë-6, Dibër-4, Shtip-3, Prilep-1, Tetovë-2, Strugë-9, Veles-1, Ohër-1, Kavadar-1, Gostivar-4, Gjevgjeli-3, Kriva Pallankë-1, Radovish-1, Koçani-3, Probishtip-1, Berovë-1, Vallandovë-1, Vinicë-1, Dellçevë3, Sveti Nikollë-1.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 54 pacientë të shëruar.
Tre persona kanë humbur jetën. Bëhet fjalë për një paciente e moshës 44 vjeçare nga Strumica, një pacient i moshës 58 vjeçare nga Gostivari dhe një pacient nga Ohri i moshës 79 vjeçare.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me koronavirus në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 15293, numri i pacientëve të shëruar është 12754, i të vdekurve është 634.

Për momentin numri i rasteve aktive është 1905. 

Linda Limani
By Linda Limani September 9, 2020 15:14