Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Bota
  • 72 vjet NATO, sfidat e reja dhe kërcënimet e qëndrueshme të aleancës

72 vjet NATO, sfidat e reja dhe kërcënimet e qëndrueshme të aleancës

Redaksia

NATO shënon këtë javë 72 vjetorin e themelimit të saj. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell njofton se aleanca ushtarake përballet me sfida dhe kërcënime të reja.

Një sfidë e njohur për NATO-n, trupat ruse, të cilat në fillim të këtij muaji kryen stërvitje në Krime, pjesë e Ukrainës, aneksuar me forcë nga Rusia në 2014. Presidenti i Ukrainës thotë se ka vetëm një zgjidhje për të ndalur agresionin rus, që vendi i tij t’i bashkohet NATO-s.

Kanë kaluar 72 vjet që kur aleatët perëndimorë nënshkruan Traktatin e Uashingtonit në vitin 1949 për të krijuar NATO-n, bazuar në parimin e vetëmbrojtjes kolektive.

Rusia mbetet sfida më e madhe për aleancën, thotë analisti Jonathan Eyal.

“Ne kemi një Rusi e cila jo vetëm që është e gatshme të përdorë forcën për të kërcënuar vendet evropiane, por në të vërtetë ka përdorur forcën dhe ka aneksuar me forcë një pjesë të një territori që i përket një vendi tjetër, më pak se dhjetë vite më parë. Kjo nënvizon rëndësinë e NATO-s si një strukturë sigurie në Evropë”, thotë ai.

NATO vazhdon të rritet. Maqedonia e Veriut iu bashkua aleancës në mars të vitit 2020. Bosnja-Hercegovina është një kandidat zyrtar ndërsa Ukraina e Gjeorgjia dy vende që synojnë anëtarësimin. Ndërkohë Presidenti amerikan Joe Biden ka rikonfirmuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj kësaj organizate. Paraardhësi i tij Donald Trump e quajti dikur NATO-n “të vjetëruar”, gjë që shkaktoi tronditje mes vendeve të aleancës transatlantike.

“Ardhja e Presidentit Biden në Shtëpinë e Bardhë fshiu menjëherë të gjitha dyshimet“, thotë Jonathan Eyal, i Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara (RUSI).

Analistja Simona Soare thotë se Presidenti Biden po bën presion që NATO të përballet me kërcënimet e tjera strategjike.

“Bashkëpunimi mbi ndryshimet klimatike, pasi ka të bëjë me sigurinë dhe mbrojtjen, por edhe më gjerë se kjo, teknologjia, një qasje e re ndaj Rusisë dhe Kinës, një qasje e re rreth asaj se si duhet mbështetur e mbrojtur demokracia nga dezinformimi si dhe ndaj fushatave të synojnë ta minojnë atë”, thotë ajo.

NATO përballet me sfida të shumta, përfshirë dhunën e vazhdueshme në Afganistan. Sulmet e vazhdueshme po i ndërlikojnë përpjekjet për t’i dhënë fund misionit gati 20-vjeçar të NATO-s. Gjithashtu tensionet e brendshme vijojnë të ziejnë, kryesisht mbi shpenzimet lidhur me mbrojtjen.

“Më shumë se 90% e popullatës së Bashkimin Evropian, jeton në një vend anëtar të NATO-s. Por vetëm 20% e shpenzimeve të NATO-s për mbrojtjen vijnë nga vendet që janë anëtare të NATO-s e BE-së”, thotë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë të vazhdojnë të ushtrojnë presion ndaj vendeve anëtare të BE-së për të shpenzuar për mbrojtjen 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Një objektiv për të cilin është rënë dakord në samitin e NATO-s të vitit 2014 në Uells.

“Presidenti Biden ishte një nga arkitektët e angazhimit të dhënë në Uells, ndaj në këtë kuptim ai është shumë i lidhur me idenë se Evropianët duhet të vazhdojnë të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre“, thotë Simona Soare, e Institutit të Bashkimit Evropian për Studime mbi Sigurinë.

Ndërkohë Turqia ka blerë një sistem rus të mbrojtjes nga raketat, çka ka zhgënjyer aleatët e NATO-s.

“Edhe Turqia nuk beson se do të jetë më mirë jashtë NATO-s sesa brenda aleancës“, thotë Jonathan Eyal, i Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara.

Pavarësisht tensioneve NATO vazhdon të mbetet themeli i sigurisë evropiane ndërsa aleanca po hyn në vitin e 73-të që prej themelimit të saj.

Continue Reading

Previous: Biden njofton kufizim të armëve, ndërsa rritet presioni pas të shtënave
Next: 3 600 punonjës shëndetësorë kanë vdekur nga koronavirusi në SHBA

Të ngjashme

518419-EdKdSHd2ft Një nga tregtarët më të mëdhenj të armëve në botë u arrestua në Brazil

Një nga tregtarët më të mëdhenj të armëve në botë u arrestua në Brazil

Redaksia
3 Republika Çeke dëbon diplomatë të tjerë rusë

Republika Çeke dëbon diplomatë të tjerë rusë

Redaksia
2 SHBA, Dhoma e Përfaqësuesve miraton projek-ligjin për njohjen e Uashington DC si shtet

SHBA, Dhoma e Përfaqësuesve miraton projek-ligjin për njohjen e Uashington DC si shtet

Redaksia

TË FUNDIT

Screenshot_20210422-230634_Instagram Edi Rama: Nëse në 25 prill nuk marr një fitore të qartë, largohem nga Partia Socialiste

Edi Rama: Nëse në 25 prill nuk marr një fitore të qartë, largohem nga Partia Socialiste

40d4db81-0993-4c7d-bc67-f709a019fc10 “Asnjë tolerim kush prek votën”/ Basha: Mbështes fort deklaratat e ambasadores Kim

“Asnjë tolerim kush prek votën”/ Basha: Mbështes fort deklaratat e ambasadores Kim

Agnelli-dhe-Perez-780x470 UEFA përjashton Realin dhe Juventusin nga Liga e Kampionëve?!

UEFA përjashton Realin dhe Juventusin nga Liga e Kampionëve?!

EzmyxKfWUAgRlIV Messi shkëlqen me dy gola, Barcelona triumfon ndaj Getafes

Messi shkëlqen me dy gola, Barcelona triumfon ndaj Getafes

2 Adnan Januzaj siguron 3 pikë të mëdha për Sosiedatin

Adnan Januzaj siguron 3 pikë të mëdha për Sosiedatin


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016. 

Ne punojmë sipas udhëzimeve për raportim etik të mediave online.

Flaka Media Group – FGM  menaxhon me Flaka, Lobi dhe Gostivari Sot

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36 | +389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.