75 vjetori i Kryqit të Kuq, fushatë për blerjen e inkubatorëve

Desk
By Desk March 3, 2020 19:17

75 vjetori i Kryqit të Kuq, fushatë për blerjen e inkubatorëve

Kryqi i Kuq në kuadër të 75 vjetorit të tij, ka filluar fushatën me moton “DHURO”.

Të gjithë qytetarët mund të kontribuojnë në numrin e telefonit 143 400 nga të gjithë operatorët telefonikë. Fushata do të zgjasë deri më 17 mars. Me ketë donacion do të shpëtohen jetët e fëmijëve të lindur para kohe, pasi me paratë e grumbulluara blihen inkubatorë. Fushata e Kryqit të Kuq mbështetet edhe nga zonja e parë, Elizaneta Pendarovska.

“Konstatuam se kushtet që i takojnë kësaj kategorie të bebeve nuk janë në nivelin e duhur. Mendoj se me aktivitetin tonë mund të japim kontributin tonë në blerjen të 1 ose 2 inkubatorëve të përmirësojmë kushtet për ato bebe që janë të lindura para kohe ose janë të sëmurë.”,- u shpreh sekretari i Kryqit të Kuq, Sait Saiti.

“Kjo për mua është nder që të jem pjesë e këtij projekti. Në përgjithësi mbështes të gjitha projektet që kanë të bëjnë me shëndetin, e posaçërisht që kanë të bëjnë me shëndetin e fëmijëve dhe nënave. E dimë që fëmijët që lindin para kohe dhe të sëmurë ne e dimë që ata janë më të rrezikuar dhe kanë nevojë për kushte shumë më të larta”,- u shpreh Elizabeta Pendarovski.

“Në botën, 1 prej 10 fëmijëve lindin para kohe. Këtu në Repartin e Neonatologjisë në vit qëndrojnë rreth 60 foshnje të lindura para kohe nën peshë dhe këta fëmijë kanë nevojë për inkubatorë në këtë pjesë të jetës së tyre kritike”,- tha drejtoresha e Klinikës së Fëmijëve, Natasha Najdanovska Aluloska.

Aktualisht ka tre foshnje të lindur para kohe dhe fëmija më i vogël peshon 1kg e 500 gram. Sipas drejtoreshës, klinika ka nevojë së paku edhe për 3 inkubatorë.

Desk
By Desk March 3, 2020 19:17