8.709 persona janë në izolim, 113 kallëzime penale janë ngritur kundër 89 personave që shkelën masën

8.709 persona janë në izolim, 113 kallëzime penale janë ngritur kundër 89 personave që shkelën masën

Ministria e Brendshme është e përfshirë në kontrollin e personave që kanë detyrim të izolimit dhe mbikëqyrjes shëndetësore, tha Ministri teknik i MPB-së, Naqe Çulev sonte në “Top Tema” në Tv Telma, përcjell FLAKA.

Ai saktësoi se aktualisht janë 1105 persona në kujdesin shëndetësor në të gjithë vendin, ndërsa numri vetë-izolimit është rritur në 8.709 persona.

“Ky është një numër i madh dhe po rritet, veçanërisht në qytetin e Shkupit dhe mund të them që deri më tani janë gjetur 89 shkelje dhe 113 kallëzime penale të paraqitura. Sipas vendimit të Qeverisë, nëse konstatohet se personat nuk e zbatojnë masën, do të ngrihen kallëzime penale dhe ato do të shkojnë nën karantinë të detyrueshme, me ç’rast kostot gjatë karantinës do të përballohen nga vetë personat”, tha Çulev. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 24 Mars, 2020 20:40

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.