“8 Shtatori” përsëri do të jetë Covid-qendër! Spitalet po mbushen, numri i shtretërve po zvogëlohet

Desk
By Desk October 31, 2020 21:18

“8 Shtatori” përsëri do të jetë Covid-qendër! Spitalet po mbushen, numri i shtretërve po zvogëlohet

Kapacitetet momentale për hospitalizimin e pacientëve me virus korona janë pothuajse të mbushura. Spitali i përgjithshëm i qytetit 8 Shtatori, përsëri do të shndërrohet në Kovid qendër.

“Për momentin, po e bëjmë apo do e bëjmë në afat sa më të shpejt dhe në të ardhmen e afërt Kovid spitalin siç ishte para 4 muajve. Aty kishim rreth 250 shtretër, kapaciteti i përgjithshëm është mbi 400 shtretër, megjithatë tani kemi vetëm 50-60, d.m.th. arritëm deri te 2/3 nga kapaciteti i mundshëm në 8 Shtator”, theksoi Zharko Karaxhovski – epidemiolog.

Në këtë prezantim grafik që e përgatiti TV21, vwrehet se gjendja është alarmante. Në Kumanovë të gjithë 32 shtretërit janë të mbushur dhe nuk ka vend për pacientë të ri. Nga e hëna do të kemi riorientim të një reparti me çka do të ketë në mënyrë shtesë edhe 20 shtretër.

“Apel deri te të gjithë, që të ndihmohemi, e më pas të presim ndihmë edhe nga punëtorët shëndetësor. Tashmë janë të lodhur nga puna. Në nivel ditor ka nga 60 kontrolle, njëjtë edhe në laborator, njëjtë edhe në rëntgen, kjo po zgjat që nga marsi”, tha Snezhana Zaharieva – drejtoreshë e Spitalit të Kumanovës.

Në Kovid qendrën në Veles momentalisht janë të hospitalizuar 47 persona, ndërsa ka edhe 7 shtretër të lirë. Planifikohet që në të ardhmen edhe spitali në Jasen të përgatitet të pranojë pacientët e parë.

“Mbeten edhe 7 shtretër të lirë, megjithatë kemi plan B me të cilin nuk do të lejojmë që pacientët që vijnë të mbeten pa përkujdes”, u shpreh Bozhidar Bojaxhiev – drejtor i Spitalit të Velesit.

Në Kovid Qendrën në Manastir nga kapaciteti i përgjithshëm prej 78 shtretërve, 67janë të zënë, përkatësisht ka edhe 11 vende të lira. Në periudhën e ardhshme repartet që janë fizikisht të ndara nga spitali do të riorientohen për pacientët kovid. Ideja e Ministrisë së shëndetësisë, që në repartet interne të pranohen pacientë të infektuar me Kovid është e pamundur për shkak se gjendet në mes të Qendrës Klinike.

“Për momentin, pacientët e hospitalizuar janë me të vërtetë në gjendje të rëndë, përkatësisht mesatarisht të rëndë si dhe në gjendje shumë të rëndë. Pjesa më e madhe e tyre, rreth 30% janë në mbështetje oksigjeni dhe kjo kërkon trajtim më të ndryshëm”, theksoi Biljana Gagaçovska – drejtoreshë e Spitalit të Manastirit.

Në Klinikën infektive në Shkup janë të hospitalizuar 158 pacientë, prej të cilëve 113 në mbështetje oksigjeni. Në spitalin në Kozle janë të hospitalizuar 6 fëmijë pozitiv dhe 6 fëmijë të dyshuar me Kovid-19 dhe 18 pacientë të moshës madhore, pozitiv dhe të dyshuar. Në SPQ 8 Shtatori gjithsej janë të hospitalizuar 57 pacientë, prej të cilëve 2 janë në respirator./Tv21

 

Desk
By Desk October 31, 2020 21:18