800 mijë ton mbeturina çdo vit hudhen në deponi, në to gërrmojnë edhe nga 5 mijë persona për të mbijetuar
Njëqind shishe plastike, tetë orë pune dhe dhjetra kontejnerë për 260 denarë në ditë. Samran është 13 vjeç dhe mbledh mbeturina që në moshë shumë të vogël. Kamera kapi aftësinë e tij fizike për të arritur për çdo shishe që ai ka nevojë për të mbushur strajcën. Semran i vogël i takon mbledhësve informalë të mbeturinave. Ka qindra të tillë në Shkup, deri në 5,000 anembanë vendit, përcjell FLAKA.
Semran ka nevojë për plastikë, Severxhani për metal. Seleksionimi bëhet nëpѱr kontenjerë, nga këta njerëz. Për ta dihet shumë pak. Gjysma nuk kanë shtëpi, dhe çdo i dhjeti ka tualet. 80 për qind e tyre janë të mitur. Shteti autorizoi mbledhësit e mbeturinave joformale dhe OJQ-të hetuan se këta njerëz, si të vetmet mbijetesë e kanë nga mbeturinat dhe çdo vitë nëpër duart e tyre kalojnë ng 22 ton mbeturina.
Maqedonia është i vetmi vend në Evropë ku të gjitha llojet e mbeturinave hedhen në të njëjtin vend, dhe më shumë se 80 përqind e mbeturinave totale janë komunale, të krijuara nga qytetarët.
54 deponitë me leje nga autoritetet lokale dhe 200 tjera të egra ndotin tokën, ujin dhe ajrin. FLAKA
BURIMI: TV Telma