81% e personave të shtrirë në Spital nga Kovid19 janë të pa vaksinuar

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 14 Janar, 2022 19:36

81% e personave të shtrirë në Spital nga Kovid19 janë të pa vaksinuar

81% e personave të shtrirë në Spital për momentin nga Kovid19 janë të pa vaksinuar, ndërkaq rreth 80% e viktimave nga Kovid po ashtu janë të pa vaksinuar.

Analiza e Ministrisë së Shëndetësisë tregon se vdekshmëria tek pacientët e pa vaksinuar është në mënyrë drastike më e lartë. Gjatë periudhës gusht 2021 -janar 2022, 78% e viktimave kanë qenë të pa vaksinuar, ndërsa vetëm 22% prej tyre kanë qenë të imunizuar.

Sipas analizës, personat që kanë ndërruar jetë kanë pasur disa sëmundje kronike të kombinuara. Pacientët kanë qenë të vaksinuar me të gjitha llojet e vaksinave që janë të disponueshme tek ne.

Po ashtu nga MSH potencojnë se gjatë javëve të shkuara, nuk ka pasur mbingarkim të Spitaleve sa ju përket shtrirjeve në spital por është rritur numri i kontrolleve në ambulanca të cilat kanë shkuar deri në 100 kontrolle brenda ditës në një institucion”./ Alsat.mk

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 14 Janar, 2022 19:36