90 pasgoditje pas tërmetit me magnitudë 6.4 në Turqi

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Shkurt, 2023 13:00

90 pasgoditje pas tërmetit me magnitudë 6.4 në Turqi

Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) deklaroi se pas tërmetit me magnitudë 6,4 që ndodhi dje në provincën jugore turke Hatay, ndodhën edhe 90 pasgoditje, më e madhja prej të cilave ishte 5,8 ballë. “Dje në orën 20:04 ka ndodhur një tërmet me magnitudë 6,4 ballë në rrethin Defne, Hatay. Më pas kanë ndodhur 90 pasgoditje, më e madhja prej të cilave ishte 5,8 ballë.

Sipas informacioneve të marra nga SAKOM-i (Qendra e koordinimit të emergjencave), 294 shtetas të plagosur, 18 prej të cilëve rëndë, janë dërguar në spitale të ndryshme. Fatkeqësisht, humbën jetën gjashtë qytetarë tanë”, thuhet në deklaratë. Më tej, njoftohet se gjatë natës në rajon janë dërguar 6.000 tenda për qytetarët dh se dërgimi i çadrave do të vazhdojë gjatë gjithë ditës me rrugë ajrore dhe tokësore.

Tërmeti i fundit vjen dy javë pas tërmeteve shkatërruese me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë që goditën Turqinë jugore më 6 shkurt, nga të cilat jetën humbën mbi 41 mijë persona.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Shkurt, 2023 13:00
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.