91 persona të infektuar me koronavirus në Kosovë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 28, 2020 21:56

91 persona të infektuar me koronavirus në Kosovë

91 persona të infektuar me koronavirus në Kosovë Një rast i ri ka rezultuar pozitiv me koronavirus në Kosovë, nga testimi i dytë që është bërë sot gjatë ditës, njoftoi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

“Sot me 28.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar (8) mostra të marra nga rastet në terren dhe nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, një prej tyre ka rezultuar pozitiv.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Po ashtu bëhet e ditur se rasti pozitiv është rast kontakti, me vendbanim në Prishtinë. Aktualishit numri i të infektuarve në Kosovë arriti në 91. Nga data 08.02.2020 deri me 28.03.2020, janë testuar gjithsej 1.037 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej nëntëdhjetë e një (91) raste me një rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 28, 2020 21:56