Faton Ameti nga Xhepçishti: 19 Tetori, ditë kthese për dinjitetin shqiptar

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Tetor, 2025 09:08

Faton Ameti nga Xhepçishti: 19 Tetori, ditë kthese për dinjitetin shqiptar

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) mbajti sonte një tubim të madh në Xhepçisht, Shefi i shtabit zgjedhor, Faton Ameti theksoi rëndësinë e mobilizimit dhe bashkëpunimit të strukturave për një rezultat bindës në zgjedhjet lokale, duke paralajmëruar se 19 tetori do të jetë dita e kthesës për shqiptarët. Ai garantoi se përkushtimi dhe puna e palodhur do të sjellin ndryshime reale.

Unë, si shef i shtabit qendror, bëj apel që të gjitha strukturat e shtabit komunal dhe të shtabeve vendore të përgatiten për një betejë më të gjatë, pasi me punën dhe përkushtimin tuaj, dhe me rezultatin e 98%, vetëm se do të përcaktojnë kohën kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat sigurisht nuk do të jenë më vonë se pranvera e vitit 2026. Pra, 19 tetori është dita e kthesës për rikthimin e dinjitetit shqiptar, pasi kjo garniturë qeverisëse që pretendon të përfaqësojë shqiptarët në qeveri, nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka cenuar dinjitetin e tyre”, theksoi Faton Ahmeti.

Nga ana e tij, Bajram Rexhepi foli për kapacitetet e tij menaxheriale dhe përvojën e gjatë profesionale, duke e krahasuar suksesin e tij në drejtimin e projekteve të mëdha me atë të kundërshtarit të tij. Ai u zotua se do të punojë për zhvillimin e komunës dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve.

Tubimi në Xhepçisht shërbeu si një thirrje për bashkim dhe përpjekje maksimale për të sjellë përfaqësimin e drejtë dhe progresin e kërkuar nga komuniteti shqiptar në Tetovë.

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Tetor, 2025 09:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.