Letër e hapur e intelektualëve shqiptarë: Më 2 nëntor të zgjedhim dinjitetin, jo frikën!

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Tetor, 2025 22:18

Letër e hapur e intelektualëve shqiptarë: Më 2 nëntor të zgjedhim dinjitetin, jo frikën!

Në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, një grup intelektualësh shqiptarë nga fusha të ndryshme të jetës akademike, kulturore dhe shoqërore kanë dalë me një letër të hapur drejtuar qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, duke bërë thirrje për përgjegjësi, vetëdije dhe dinjitet në votimin e 2 nëntorit.

Në letrën e tyre, intelektualët theksojnë se shqiptarët në vend nuk janë vetëm komunitet, por faktor shtetformues, ndaj edhe përgjegjësia e tyre është më e madhe – jo vetëm ndaj vetes, por edhe ndaj të ardhmes së shtetit.

“Historia jonë e përbashkët ka dëshmuar se shqiptarët kanë ditur gjithmonë të bashkohen kur ka qenë në pyetje mbrojtja e dinjitetit dhe identitetit tonë politik e kombëtar. Kurrë nuk jemi shitur dhe as nuk jemi blerë”, thuhet në letrën e hapur të firmosur nga profesorë, doktorë, analistë e nga profesione të ndryshme.

Autorët e letrës nënvizojnë se janë të vetëdijshëm për presionet dhe përpjekjet për deformim të vullnetit qytetar, por kujtojnë se vota e lirë dhe e ndershme është akt përgjegjësie për gjeneratat që vijnë.

“Nuk kemi kërkuar kurrë privilegj, por kemi kërkuar dhe kërkojmë barazi të plotë, pa asnjë kompromis mbi dinjitetin tonë. Nuk kemi cenuar askënd dhe nuk do të pranojmë kurrë të trajtohemi si qytetarë të rendit të dytë”.

Në fund, intelektualët u bëjnë thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në votim dhe të vendosin me përgjegjësi e vetëdije për të ardhmen e vendit.

“Votoni me dinjitet. Votoni me mendje të kthjellët dhe me ndërgjegje të pastër. Votoni jo vetëm për sot, por për atë se çfarë trashëgimie politike e historike do t’u lëmë fëmijëve tanë. Ky është momenti për të zgjedhur jo frikën, por dinjitetin – jo interesin e çastit, por të drejtën për të qenë të barabartë në shtëpinë tonë të përbashkët” (Koha.mk)

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Tetor, 2025 22:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.