Bekim Berisha: Çairi e kaloi testin – koha për riorganizim dhe fitore

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Nëntor, 2025 17:54

Bekim Berisha: Çairi e kaloi testin – koha për riorganizim dhe fitore

Pas gati tri javësh, mendoj se euforia dhe dëshpërimi tashmë kanë kaluar.
Në këtë gjendje, me koka të ftohta dhe me mendje të kthjellët, dua ta uroj Dr. Bujar Osmanin për rezultatin e arritur.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2024, BDI në Çair kishte 11.032 vota.
Në zgjedhjet lokale, BDI arriti të mbledhë 12.308 vota, që do të thotë një rritje prej gati 1.300 votash.
Në zgjedhjet lokale deri më tani, mesatarja në raundin e parë ka qenë rreth 9.000 vota.
Pra, krahasuar me zgjedhjet e mëparshme lokale, kemi një rritje prej mbi 3.000 votash.

Ky rezultat, nëse analizohet pa emocione, tregon qartë se Çairi e kaloi testin me sukses.
Çështje tjetër janë pazaret dhe votat që erdhën nga partitë maqedonase – pasi, në këto zgjedhje, vota e pastër shqiptare pothuajse nuk u dëgjua.

Pse ky rezultat është i mirë krahasuar me vitin 2024?
Në zgjedhjet e vitit 2024, BDI hyri në garë me tre ministra, një zëvendëskryeministër dhe rreth 50 drejtorë, të gjithë nga Çairi.
Partia kishte fuqi politike, fuqi qeverisëse dhe ishte atraktive për votuesin.

Në këto zgjedhje, pa asnjë ministër, pa asnjë drejtor, pa asnjë funksionar,
pa asnjë mundësi për punësime apo kontrata, dhe sigurisht pa asnjë votë të blerë,
duke pasur përballë aparat shtetëror, shantazhe, blerje votash, kushtëzime e madje edhe kredite të Orbánit,
BDI megjithatë pati ngritje në vota.

Ajo që dua të them është një porosi e thjeshtë për gjithë aktivin e BDI-së në Çair:
Ne punën tonë e kryem me sukses.
Të jeni krenarë për rezultatin.
Dijeni mirë se ky rezultat dëshmon se, në këto zgjedhje, ne krijuam një bazë të re, e cila shumë shpejt do të shndërrohet në fitore absolute.

Nuk ka vend për dëshpërim.
Koha e pushimit kaloi.
T’i fillojmë që sot përgatitjet për një riorganizim edhe më të mirë, edhe më të fuqishëm.
Suksesi do të vijë.
Vullneti dhe dija nuk mungojnë.

Nuk ka dorëzim – vetëm riorganizim!
Na priftë e mbara!

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Nëntor, 2025 17:54
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.