ASH-ja e Ziadin Selës nuk shkon në qeveri, por largohet nga AKI-ja

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Nëntor, 2025 23:16

ASH-ja e Ziadin Selës nuk shkon në qeveri, por largohet nga AKI-ja

Kryesia e Aleancës për Shqiptarët mbajti mbledhjen e radhës pas të cilës njoftoi se tashmë edhe zyrtarisht shkëputet nga AKI, koalicioni i formuar në zgjedhjet e fundit lokale.

Sipas komunikatës nga kjo parti, kyesia vendosi unanimisht që partia të veprojë e pavarur, ndërsa në ditët në vijim deputetët e Aleancës pritet të formalizojnë edhe në Kuvend krijimin e grupit të tyre parlamentar si një grup i pavarur.

Partia ritheksoi se do të mbetet “zëri i fuqishëm opozitar i shqiptarëve”, duke ruajtur komunikimin me subjektet e tjera opozitare, ndërsa paralajmëroi një fushatë të gjerë takimesh me anëtarët, qytetarët, aktorët politikë dhe shoqërorë për të forcuar radhët në këtë periudhë të ndjeshme politike.

Nga ASH thonë se dhe pse koalicioni me të cilin ASH garoi në zgjedhjet lokale doli fitues në nivel kombëtar në listat për këshilltarë, partia shprehu pakënaqësi të thellë për rezultatin në garën për kryetarë komunash. Ata akuzuan për “inzhiniering të fuqishëm shtetëror” dhe bashkëveprim të partive shqiptare në pushtet me subjektet maqedonase, gjë që sipas tyre synonte realizimin e platformës së VMRO-DPMNE-së për “defaktorizimin e shqiptarëve”.

Sipas ASH-së, kauza kombëtare, barazia e shqiptarëve në shtet dhe në Kushtetutë, si dhe adresimi i “dëmeve të shkaktuara nga Qeveria aktuale”, mbeten prioritetet kryesore të partisë.

Mbetet të shihet se cili do të jetë fati i koalicionit AKI pas largimit të njërit krahë të Aleancës për Shqiptarët.

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Nëntor, 2025 23:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.