A do kemi ushqim dimrit? / Ja çka na pret sipas ministrit të bujqësisë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 30 Korrik, 2022 21:26

A do kemi ushqim dimrit? / Ja  çka na pret sipas ministrit të bujqësisë

Nuk do të ketë krizë për ushqimin dhe produktet bazë ushqimore, siguron ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski në një intervistë për Telma, përcjell FLAKA.

“Do të ketë ushqim. Bashkë me projektet që kemi me Bankën Botërore, me Bankën Gjermane për Zhvillim për modernizimin e bujqësisë, besoj se po vjen një periudhë e investimeve të mëdha kapitale në reformën në sektor, por edhe e kthimit të besimit sepse ekonomia jonë ka nevojë dhe mund të mbështetet pikërisht në prodhimin e ushqimit dhe në bujqësi. Para së gjithash, në kohë të tilla krize u dërgojmë mesazhin tregtarëve dhe bëjmë takime e takime me të gjithë të interesuarit, të gjithë duhet të mendojnë të sillen moralisht dhe etikën sepse me paratë e qytetarëve tani po mbështesim masat dhe politikat dhe prandaj qëllimi është që të plotësohen së pari nevojat e tyre të brendshme”, tha Nikollovski.

Ministri beson se, siç tha ai, masat e ndryshme për pleh, për naftë të gjelbër, tokë në mbështetje të fermerëve do të japin rezultat.

“Me mbështetjen e fermerëve për kushtet e vështira apo kostot e shtuara që duhet të kompensohen nga shteti përmes masave të ndryshme për pleh, për naftë të gjelbër, tokë, një subvencion motivues shtesë për të gjithë ata që do të arrijnë një rendiment prej 5760 denarë dhe masat zhvillimore mendoj se do të japin rezultate së bashku me IPARD-in që po e fillojmë tani, nga i cili për shkak të politikave të suksesshme marrim një buxhet 62 për qind të rritur, në IPARD 2 kemi 60 milionë euro para evropiane, dhe tani do të kemi 97 milionë euro. Kemi marrë një vendim nga Komisioni Evropian. Në fund të vitit presim që të shpallet thirrja e parë në vlerë prej 35 milionë euro për të gjitha masat”, tha Nikollovski. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 30 Korrik, 2022 21:26