A do të kemi Karantinë treditore për 1 Maj ? Vendoset sot !

Desk
By Desk April 28, 2020 10:08

A do të kemi Karantinë  treditore për 1 Maj ? Vendoset sot !

Qeveria sot do të vendos nëse qytetarët do t’i kalojnë festat e një majit në karantinë treditor, sipas rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive i cili propozoi që ora policore në vend për 1 Maj të zgjas nga ora 19 të enjten deri në orën pesë të hënën, i ngjashëm me atë të festave të Pashkëve.

“Vendimi do të merret në seancën e nesërme të Qeverisë. Në mbledhjen e mëngjesit të Shtabit, unë e parashtrova mendimin dhe Komisioni me konsenzus vlerëson se fundjava duhet tërësisht të mbyllet, siç ishte ajo për Pashkët, por tani prej të premtes deri të hënën”, tha Filipçe.

Lidhur me qëndrimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, që për festat e ardhshme të mos ketë kufizime si për Pashkët, Filipçe potencoi se vendimin do ta marrin ekspertë nga Komisioni për sëmundje infektive, në bazë të njohurive epidemiologjike dhe mjekësore.

“Ndërkohë pash edhe disa reagime të ministrit Çulev. Vlerësoj se nuk duhet të bëhet fjalë për çfarëdo mendimi personal ose ndonjë tendencë të transmetohet, ndonjë mendim ose qëndrim, ose dëshirë e ndonjë grupit të qytetarëve, për shkak se të gjitha këto mendime bazohen në njohuritë profesionale të Komisionit për sëmundje infektive. Dhe ashtu kemi funksionuar deri tani. Ato janë bazuar në numrin e pacientëve, por atë që mund ta presim nga masat restriktive, është zvogëlim i numrit të rasteve, por me qëndrueshmëri mjekësore. Pse këtë e rekomandojmë? Gjithsesi qytetarët nuk dëshirojnë të qëndrojnë në shtëpi. Kush do të dëshironte të qëndrojë në shtëpi i mbyllur tre ditë, por ka shkak pse kjo kështu është propozuar”, tha Filipçe.

Ministri shtoi se në çdo rast Qeveria në seancën e nesërme do ta diskutojë këtë propozim dhe do të dëgjohen të gjitha propozimet, pas çka do të merret vendimi, për të cilin opinioni do të informohet.

Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, njoftoi në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk se i kishte propozuar Shtabit koordinues të krizave të Qeverisë për fundjavën e ardhshme të zgjatur për 1 maji të mos ketë orë të zgjatur policore, siç ishte për festat e Pashkëve, por të jetë si fundjava e kaluar – nga e shtuna nga 15:00 deri në orën 5 të mëngjesit të hënën.

Ai e përsëriti qëndrimin e tij se pyjet dhe malet duhet të qëndrojnë të hapura gjatë periudhës kur lejohet lëvizja e qytetarëve, por që ato duhet të përdoren për rekreacion dhe jo për grupimin e qytetarëve.

U bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë vendimet në lidhje me përdorimin e detyrueshëm të pajisjeve të përshtatshme mbrojtëse, dhe MPB gjegjësisht nëpunësit e policisë do të vazhdojnë të jenë në radhët e para për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e të gjithëve.

Ministri Filipçe , dje duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në pres-konferencën onllajn, tha se sipas analizave të tyre të fundit, vlerësimi për kulmin e sëmundjes pritet të lëviz prej 1.600 dhe 1.800.

“Ende nuk lirohemi, vlerësoj se është herët, ashtu vlerësojnë edhe epidemiologët dhe ekspertët nga Komisioni për sëmundje infektive dhe ashtu i rekomandojmë dhe dimensionojmë masat, pasi ashtu dëshirojmë të vazhdojë ky trend”, tha Filipçe.

Ai theksoi që vlerësimi i parë, se numri i të infektuarve do të arrijë mes 2.000 dhe 2.500 është bërë në bazë të numrit të atëhershëm të pacientëve dhe supozimit të atëhershëm se si do të lëvizë lakorja. Me siguri, thotë Filipçe, tani vlerësimet do të ishin më ndryshe.

Lidhur me atë se kur pritet kulmi, ministri tha se nuk do të shpejtonin dhe se dëshirojnë të shohin trend të tillë më tepër ditë të njëpasnjëshme, që të thonë se ka kaluar kulmi.

“Këtë javë, eventualisht të ardhshmen, gjatë periudhës rreth 1 majit, ashtu ishin parashikimet fillestare. Prej asaj prej së cilës druanim, është të mos bëhet fjalë për variacione individuale, siç ishte në një tjetër skenar, kur kishim një kulm në kuptim të përjashtimit të mbi 100 pacientëve të diagnostikuar. Ashtu që, vlerësoj se ende nuk duhet të shpejtojmë. Megjithatë dëshirojmë të shohim më shumë ditë të njëpasnjëshme, një trend të tillë që të themi, mirë, kaloi kulmi dhe të presim në vazhdimësi edhe gjatë ditëve të ardhshme zvogëlim të numrit të rasteve. Sinqerisht, shpresojmë se ashtu do të jetë. Por, pak është herët edhe pse trendet këtë e paralajmërojnë, por jemi shumë të kujdesshëm”, shtoi Filipçe.

Desk
By Desk April 28, 2020 10:08