A do të kemi zgjedhje gjatë verës?

Desk
By Desk April 25, 2020 22:57

A do të kemi zgjedhje gjatë verës?

Zgjedhjet parlamentare në Serbis ka të ngjarë të zhvillohen midis 5 dhe 19 korrik. Ata ishin planifikuar fillimisht për 26 Prill, por u shtynë për shkak të pandemisë me koronavirusin. Tani gjendja e jashtëzakonshme pritet të hiqet para zgjedhjeve në korrik, përcjell FLAKA.

“Zgjedhjet në Serbi vendosen me Kushtetutë dhe ligje, jo nga BE-ja apo dikush tjetër. Ato do të ndodhin kur do ta kemi luftuar epideminë”, tha sot Presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Në Maqedoni, ka filluar të “vlojë” në skenën politike pasi LSDM kërkoi që të aktivizohej puna e Parlamentit. Kjo nuk ishte e pranueshme për VMRO DPMNE, dhe deri më tani kryetari Talat Xhaferi nuk e ka deklaruar veten. Kreu i partisë më të madhe opozitare, Hristijan Mickoski, kërkoi një takim liderësh dje, ndërsa sot kabineti i Presidentit Stevo Pendarovski njoftoi se një takim i tillë do të realizohet në gjysmën e parë të majit. Disa media kanë filluar të liferojnë se zgjedhjet në vend janë të mundshme ose më 28 qershor ose 5 korrik, datë të cilën sot e publikoi TV Telma.

Në një intervistë për Factor, Kryeministri Oliver Spasovski tha se ata nuk po mendojnë për zgjedhjet tani, por ata duan që Parlamenti të jetë funksional për sa kohë që zgjat pandemia.

Se a do të shkojmë në zgjedhje gjatë stinës së verës, pritet të bëhet e ditur periudhë në vijim. FLAKA

Desk
By Desk April 25, 2020 22:57