A do të ketë mbështetje për ndryshimet kushtetuese?!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Janar, 2023 21:39

A do të ketë mbështetje për ndryshimet kushtetuese?!

Nuk ka përgjigje nga kryeministri Dimitar Kovaçevski në pyetjen nëse Qeveria ka 80 deputetë për ndryshime në Kushtetutë. Thotë se ndryshimet kushtetuese janë një proces në vazhdim. Dhe të gjithë deputetët duhet ta mbështesin. Sipas njoftimeve, procedura për ndryshime kushtetuese do të fillonte më së voni në qershor-korrik të këtij viti, ndërsa thirrje për miratimin e tyre dhe zhbllokimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian kanë bërë edhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, përcjell FLAKA.

Opozita VMRO-DPMNE, nga ana tjetër, mbetet në qëndrimin për zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke thënë se askush nuk ka marrë mandat në zgjedhje për ndryshimin e Kushtetutës.

Ndërkohë, Aleanca për Shqiptarët vijon konsultimet e brendshme nëse do të bëhet pjesë e mazhorancës qeveritare, për të cilën do të marrë vendimin përfundimtar të premten. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Janar, 2023 21:39

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare