A do të ketë rivotim në disa komuna?

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Nëntor, 2021 22:36

A do të ketë rivotim në disa komuna?

KSHZ-ja sot vendos për 23 ankesa të parashtruara në komunat ku ka dallim të vogël në rezultatin zgjedhor. Pas 7 ankesave nga partitë LSDM dhe TMRO, 5 nga BDI, 3 nga një grup votuesish dhe një ankesë nga VMRO DPMNE, përcjell FLAKA.

Nga anëtarët e KSHZ-së do të varet nëse dhe ku do të ketë një rivotim që mund të çojë në një rezultat tjetër të rrethit të dytë të zgjedhjeve. Ankesat i referohen qendrave të votimit në komunat ku funksioni i kryetarit fitohet me një diferencë të vogël votash. Fitorja më e afërt ishte në komunën e Koçanit ku kryetar u zgjodh nga VMRO DPMNE me vetëm 16 vota më shumë dhe për këtë komunë janë pranuar 3 ankesa nga LSDM. Nga ankesat e tjera të parashtruara nga LSDM-ja, 1 ka të bëjë me një vendvotim në Konçe ku kanë humbur postin e kryetarit me 23 vota më pak se kundërshtari. 3 nga parashtresat e LSDM-së i referohen vendvotimeve në Shuto Orizarë dhe Çeshinovë Obleshevë. Vetëm 1 ankesë është paraqitur nga VMRO DPMNE për një vendvotim në Probishtip, por diferenca është pak më e madhe në vota.

Nga KSHZ-ja do të varet edhe nëse do të rivotohet në 3 vendvotime në Bërvenicë ku kandidati i pavarur humbi me 36 vota nga kandidati i VMRO DPMNE-së. Pati një betejë të ngushtë në Studeniçan për atë që ankohen nga BDI për rezultatet nga 3 vendvotime. Ata humbën zgjedhjet me 59 vota më pak se ata të kundërshtarit të tyre të PDSH-së që fitoi zgjedhjet. BDI reagon me 2 ankesa për vendvotimet në Zhelinë ku diferenca është e ngushtë dhe është 69 vota diferencë dhe fitore për kandidatin nga BESA.

TMRO ka bërë të 7 ankesat për qendrat e votimit në Staro Nagoriçane por aty diferenca është 811 vota.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka 72 orë për të vepruar dhe vendosur për ankesat e paraqitura, pas së cilës do të dihet nëse dhe ku do të rivotohet nëse ankesat mund të ndikojnë në ndryshimin e kandidatit të përzgjedhur. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Nëntor, 2021 22:36

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare