A do të ketë zgjedhje në kohë paspandemie?

Desk
By Desk May 4, 2020 20:14

A do të ketë zgjedhje në kohë paspandemie?

Por organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në kohë pasepidemie do të jetë një sfidë në vete. Sipas rregullores, caktimi i datës së re duhet të vendoset në takimin e liderëve të partive politike dhe më pas të votohet nga Parlamenti, që tashmë është i shpërndarë dhe kjo tani duhet të bëhet nga Presidenti. Ekspertët juridik, thonë se zgjedhjet mund të mbahen 20 ditë pas ditës së fundit të gjendjes së jashtëzakonshme.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ishin paraparë të mbahen më 12 prill të këtij viti. Por për shkak krizës shëndetësore me virusin korona, pas një takimi liderësh në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, u arrit konsensus që të mos mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe u shtynë për një datë të pa caktuar. Ndërkohë, partitë politike janë një zëri që të presin konfirmimin e Institutit për Shëndet Publik, se përhapja e virusit korona është nën kontroll që të mundësohet fillimi i procesit zgjedhor. Por organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në kohë pas-epidemie do të jetë një sfidë në vete. Sipas rregullores, caktimi i datës së re duhet të vendoset në takimin e liderëve të partive politike dhe më pas të votohet nga kuvendi, që tashmë është i shpërndarë dhe kjo tani duhet të bëhet nga Presidenti.

Nga BDI, thonë se qëllimet kryesore tonat janë kriza shëndetësore me virusin korona dhe problemet socio-ekonomike që po krijon kjo krizë shëndetësore. “Por ne gjithashtu jemi angazhuar, t’ia mundësojmë gjithë secilit ta ushtroj të drejtën e tij për të votuar në mënyrë të sigurt, kurdo herë që do të mbahen zgjedhjet”, shtojnë nga atje. Sa i përket datës së zgjedhjeve nga BDI, thonë se nevojitet konsensus i përgjithshëm nga të gjithë, nga shkaku siç thonë ata, që të mos vijmë deri në një pik ku ndokush mund të bojkotoj zgjedhjet.

Ndërkohë, nga Aleanca për Shqiptarët, shprehen se qëndrojnë në atë se çka e kanë thënë më parë duke e përsëritur se janë në qëndrimin që zgjedhjet të mbahen sa më shpejt të jetë e mundur pasi të kaloj kriza shëndetësore me virusin korona. “Organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duhet të filloj menjëherë pasi të jetë vërtetuar nga instituti për Shëndet Publik, se janë krijuar kushtet për një gjë të tillë, në mënyrë që të kenë funksionim të plotë institucionet shtetërore”, thonë nga atje.

Klemens Koja, ambasadori i misionit të OSBE-së në Shkup, në një deklaratë për MIA-në është shprehur se OSBE ODHIR, deri më tani ka vëzhguar 18 zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut. Ai ka thënë se nuk duhet të ketë dyshime sa i përket vullnetit të OSBE-së dhe përkushtimin për monitorimin e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë nga njohësit e çështjeve politike në vend, vlerësojnë se zgjedhjet parlamentare kurdo herë që do të mbahen do të jenë një referendum mbi mënyrën se si partitë në pushtet kanë menaxhuar krizën ekonomike dhe shëndetësore me pandeminë e veriut korona. Duke shtuar se shpallja e zgjedhjeve tani është në duart e Presidentit, për shkak se Parlamenti është tashmë është i shpërndarë dhe nisma për rikthimin e tij dështoi. Ekspertët juridik, thonë se zgjedhjet mund të mbahen 20 ditë pas ditës së fundit të gjendjes së jashtëzakonshme. (koha.mk)

Desk
By Desk May 4, 2020 20:14